Butik Alviero
Raiffeisen Bank Sha    
Banka
Kontakte
Rruga e Kavajës, Pallati 71, Shkalla 1, Ap. 4
Një nga bankat më te mëdha në vend me një total asetesh prej afro 2 miliardë Euro. Ofron një gamë produktesh, procesesh, sistemesh dhe infrastrukturë degësh që krahasohen me standardet Evropiane të shekullit 21. Disponon 79 dege, 174 bankomate dhe mbi 1300 terminale shitjesh-POS në të gjithë vendin.

Misioni

Ne rrisim standartet bankare dhe bëjmë ndryshimin në jetën e konsumatorit duke ofruar produkte konkuruese dhe shërbime me cilësinë më të mirë. Ne kërkojmë marrëdhënie afatgjata me klientët. Si anëtare e Raiffeisen Bank International, ne bashkëpunojmë ngushtë me RBI-në dhe me antarët e tjerë të grupit. Ne arrijmë një kthim mbi kapitalin të qendrueshëm dhe mbi mesataren. Ne i japim mundësi punonjësve tanë të jenë sipërmarrës, të tregojnë iniciativë dhe nxisim zhvillimin e tyre.

 

Çmime dhe mirënjohje

 

Informacion rreth RBI

Raiffeisen Bank International AG (RBI) është pjesë e Grupit Bankar Raiffeisen në Austri (RBG), grupi më i madh dhe më i fuqishëm bankar në vend për sa i përket bilancit total. RBG përfaqëson rreth një të katërtën e tregut bankar austriak. Me 434 banka Raiffeisen autonome, lokale, i RBG ka rrjetin më të dendur te bankave në vend me rreth 1,500 njësi shitjeje. RBG në Austri punëson rreth 29,000 njerëz.
 
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit, përvec këesaj grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve, bashkimet dhe blerjet.
 
Në mars 2017, u zhvillua bashkimi i RZB dhe RBI. Instituti i kombinuar vepron nën emrin Raiffeisen Bank International AG, si më parë rastin për RBI, dhe aksionet RBI do të vazhdojë të jenë të listuara në bursën e Vjenës. RBI mori përsipër të gjitha të drejtat, obligimet dhe detyrat e kompanisë së transferuar, RZB.
 

Forme kontakti

       
Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved