ÇETA - GEORGIA KOTRETSOS - PLEURAD XHAFA - Triple Feature # 5
ikub#: 1612010090
Double Feature është një format serial ekspozitash i Tirana Art Lab, për përmbushjen sistematike të qëllimeve të saj, ku i parashtrohen publikut dy perspektiva artistike, shqiptare, rajonale apo ndërkombëtare. Triple Feature #5 është një edicion special i formatit serial, ku do të ekspozohen sëbashku punët e kolektivit artistik shqiptar Çeta, artistes dhe kërkueses greke Georgia Kotretsos dhe artistit shqiptar Pleurad Xhafa.
Triple Feature #5 është gjithashtu pjesë e projektit të përbashkët Heroes We Love i cili përbëhet prej punëve artistike, si dhe dy ndërhyrjeve artistike në hapësira publike të komisionuara nga TAL, ku për herë të parë edhe do të ekspozohen.
Triple Feature #5 i dedikohet ndërthurjes midis artit dhe aktivizmit, aktivizmit artistik dhe rolit të gjerë të artistit të angazhuar si qytetar që synon të ndryshojë jo vetëm sistemin e artit por edhe realitetin ku jeton.
Kjo ekspozitë ka për qëllim të nxjerrë në pah dhe të ndërlidhë tre qasje estetike të ndryshme: kolektivi artistik Çeta që përdor me vetëdije materiale pamore artistiko-politike, duke ndërhyrë me aksionet e tyre në çështjet më të rëndësishme politiko-sociale nëpërmjet grafiteve apo ndërhyrjeve të ndryshme në hapësira publike; Giorgia Kotretsos, artiste, kërkuese dhe drejtuese institucioni trupëzon shembullin e artistes bashkëkohore "multifunksionale", e cila hidhet nga një rol dhe angazhim në tjetrin dhe duke mbajtur në të njëjtën kohë të mirëpërcaktuar kufijtë midis këtyre aktiviteteve; Pleurad Xhafa, një artist i angazhuar dhe hulumtues nëpërmjet praktikave konceptuale, personalisht dhe fizikisht i përfshirë me kushtet dhe situatat shoqërore, të cilat sintetizohen në punë që synojnë impaktin në realitetin social dhe artistik njëkohësisht.
Pavarësisht mënyrës së të punuarit dhe përqasjeve nga perspektiva të ndryshme, të tre këto pozicionime artistike kanë të përbashkët një praktikë artistike të vendosur dhe të drejtpeshuar midis artit, angazhimit social dhe aktivizmit. Megjithatë, në këtë ekspozitë, TAL kërkon gjithashtu të evidentojë rëndësinë e punëve të ekspozuara, jo vetëm për nga aspekti etik dhe impakti social, por edhe funksioni i tyre autonom si pjesë e një sistemit estetik.
Ky event është i bashkëfinanzuar nga Programi Europa Krijuese i Bashkimit Europian.
Data e fillimit: 02/12/2016
Data e mbarimit: 28/01/2017
Orari: 19:00
Vendndodhja: Tirana Art Lab




Evente te tjera Sot
11:15; 12:45; 14:30; 16:15; 18:00;
CINEPLEXX
19:15; 21:15;
CINEPLEXX
16:00; 18:30; 19:45; 21:00; 22:00;
CINEPLEXX
10:30; 11:00; 15:30; 17:00;
Kinema Imperial
19:00;
Kinema Imperial
15:00; 19:00;
KINEMA MILLENIUM
12:30; 17:00; 21:00;
KINEMA MILLENIUM
11:00;
KINEMA MILLENIUM
10:30; 11:00;
Kinema Imperial
10:45;
Kinema Imperial
12:30; 15:00; 18:00; 20:00; 21:00; 22:00;
KINEMA MILLENIUM
13:00; 15:30; 17:30; 19:00; 22:40;
Kinema Imperial
10:00;
GALERIA KOMBETARE E ARTEVE
10:00;
Galeria KALO
14:45; 15:00; 17:15; 19:00; 20:15; 21:30;
CINEPLEXX
Shfleto artikuj te tjere per: ART
Postuar nga: Morava
ikub #:
1612010090
Ebuy
Copyright © 2006 -2017ikub.al shpk, All Rights Reserved