Tendencat më të veçanta të sezonit pranverë/verë 2017
 
Shperndaje
ikub#: 1701190098
Ja gardëroba qe duhet te keni ne sezonin pranvere/vere 2017 për te qene gjithë kohës ne mode.
Lamtumire fustane veluri, xhaketa kamoshi apo portokalli vintage. Ne sezonin pranvere/vere do ketë një rikthim te modës se viteve '70, por do ketë edhe risi. 
Pardesytë
Parka
 
Veshjet
 
Gjate sezonit pranveror, kur temperaturat ende nuk do jene ngrohur sa duhet vishni parkat e holla ose "k-way". Ato me klasiket mund te zgjedhin edhe pardesytë e gjera te cilat janë përdorur edhe vitin e shkuar. Nëse fustani i bardhe do jete tejet ne mode, nuk do ngelet prapa as ai qe quhet "gypsy". Për sa iu përket pantallonave apo xhinseve, duhet te dini se ne sezonin e ri do luhet me gjatësinë. 7/8 apo trecereket do jene me te preferuarat. Kini parasysh qe sidomos gjate verës te tregoni kyçin e këmbës.
Fustanet e gjere
Frytat
Kominoshet
 
Këpucët dhe aksesoret
 
Modelet "babies" te këpucëve do jene nder me te preferuarat e sezonit te ri me ngjyra te ndryshme. Edhe "espardillas" do vazhdojnë te përdoren. Me lidhëse, xixa apo me taka ortopedike ato do preferohen mjaft. Sido qe te jete shapkave te sheshta nuk do ju shpëtoni dot ne vere, madje këtë vit do ketë një rikthim te atyre te mbyllurave para.
Çantat mbizotëruese do jene te voglat dhe ato prej kashte, ndërsa për sa iu përket bizhuterive do mbizotërojnë ato qe japin atmosferën e pushimeve dhe qe janë punime me guaska deti.
E verdha
 
Ngjyrat
 
Ngjyrat e sezonit do jene te qeta dhe te lehta ne tërësi, por nuk do mungojnë as ato fosforeshentet. Roza e hapur do jete mbizotëruese, por nuk do mungoje as e verdha dhe nuancat metalike si ari, argjendi apo bakri. Për sa iu përket motiveve do pëlqehen me tepër lulet e vogla te mëdha apo ato tropikalet.
Roza e hapur
Nuanca metalike
Lulet
 
Zbuloni nëpërmjet fotove edhe disa tendenca te tjera mode për sezonin pranvere/vere 2017.
Motivet verore
Transparenca
Pantallonat treçereke
Asimetria
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: MODA NGJYRA PRANVERE-VERE 2017 TENDENCA VESHJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved