Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Një aplikacion dhe tre këshilla për të qenë të hidratuar
 
Shperndaje
ikub#: 1701310115
Dehidratimi ditor mund të sjellë dëme serioze në lëkurë, sikurse edhe lodhjen dhe një funksionim jo të mirë të trurit. Megjithatë, thjesht duke pirë shumë ujë çdo ditë, është më e vështirë sa duket.
Ja si të qëndroni të hidratuar këtë dimër, dhe të jeni të mrekullueshme në pranverë. Këshillat vijnë nga revista “Vogue”.
Ka një numër aplikacionesh që e bëjnë ujin më pak se një punë të përditshme. Plant Nanny, është një aplikacion që gjurmon numrin e gotave me ujë që pini çdo ditë. 
Mbani një shishe me vete
Është mirë që një shishe uji ta mbani gjithmonë me vete, në palestër, në çantën e dorës, në kuzhinë, në dhomë, sepse kështu do të kujtoheni gjithmonë që duhet të pini. Një shishe të madhe uji mund ta mbani në tavolinën tuaj të punës, do të ishte shumë praktike. 
Hani çfarë pini
Që të mos konsumoni vetëm ujë safi çdo ditë, pse nuk provoni ushqime me përmbajtje të lartë uji? Kjo do të thotë se një thelë shalqiri, luleshtrydhesh, kastraveci, selinoje apo çdo gjë tjetër mund ta merrni me vete për t’i konsumuar në punë.
Vajrat hidratues
Sigurisht nuk mund të qëndroni gjithë kohës para lavamanit për të larë fytyrën e për ta mbajtur të hidratuar. Për këtë vijnë në ndihmë kremra apo vajra të ndryshme hidratuese. Në këtë mënyrë nuk do të keni ndjesinë e një lëkure të thatë.
 


Ventouris
ventouris


Shfleto artikuj te tjere per: APLIKACIONI DEHIDRATIMI HIDRATIMI KESHILLA

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved