Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Si ta përdorni jogurtin në maskat e bukurisë
 
Shperndaje
ikub#: 1702010100
Jogurti është plot me kalcium, proteina, vitaminë D e probiotikë dhe nuk ka dyshim që siguron benefite për trupin tuaj. Por ai mund të bëjë mrekullira edhe për lëkurën tuaj.

E aplikuar në lëkurë, një maskë fytyre me jogurt ndihmon në ushqyerjen, shërimin nga djegia e diellit, shkëlqimin dhe eksfolimin e lëkurës. Pra, gjen përdorime të shumta në bukuri.

Kështu që rrëmbeni jogurtin që keni në frigorifer dhe provoni këto 4 metoda rigjeneruese për lëkurën .

 

1. Për ushqyerjen e lëkurës:

Ju mund të gjallëroni lëkurën pa jetë të fytyrës suaj duke përdorur vetëm jogurtin që keni në frigorifer. Mund të aplikoni një maskë të tillë 2-3 herë në javë për ta pasur lëkurën të butë.

Përbërësit: jogurt

Udhëzime:

-Lani fytyrën.

-Aplikoni jogurtin në fytyrë dhe qafë .

-Lëreni për 10 minuta.

-Shpëlajeni.

 

2. Për eksfolimin e lëkurës:

Nëse kombinoni jogurtin me përbërës të tjerë , ju mund të përgatisni një eksfoliant të butë për të shpëtuar nga qelizat e vdekura të lëkurës. Ndihmon gjithashtu për të ushqyer lëkurën.

Përbërësit:

-2 lugë gjelle jogurt

-1 lugë gjelle tërshërë

Udhëzime:

-Miksoni përbërësit bashkë.

-Përdorni lëvizje rrethore për të masazhuar fytyrën.

 

3. Për të ndriçuar fytyrën:

Përbërësit:

-2 luleshtrydhe të pjekura

-1 lugë çaji mjaltë organik

-1 lugë çaji jogurt

Udhëzime:

-Shtypni luleshtrydhet e pjekura.

-Shtoni mjaltin dhe jogurtin dhe përziejini mirë.

-Aplikojeni përbërjen në lëkurë të pastër, duke përdorur lëvizje rrethore.

-Lëreni për 15 minuta.

-Largoni maskën duke përdorur ujë të ngrohtë.

-Pasi ta largoni, spërkasni ujë të ftohtë në fytyrë për të mbyllur poret.

 

4. Për djegiet nga dielli

Ju mund të rigjeneroni zonat e djegura nga dielli duke përdorur jogurt. Zinku prezent në jogurt ndihmon në qetësimin e djegieve.

Përbërësit:

-Vaj esencial kamomili

-Jogurt organik

Udhëzime:

-Merrni pak jogurt dhe shtoni disa pika vaj esencial kamomili në të.

-Vendoseni përbërjen në zonën e djegur nga dielli.

-Lëreni 10-15 minuta, pastaj lani fytyrën.

 



Ventouris
ventouris


Postuar: 01 Shk
 
Shfleto artikuj te tjere per: EFEKTE JOGURT MASKA BUKURIE PERDORIM

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb

Butik Alviero

Më të lexuarat


Chez Moi
Digitalb



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved