Si të largoni bojën e stilolapsit nga rrobat
Si të largoni këtë njollë kokëforte nga veshjet tuaja.
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione
Ndodh shpesh që pa dashje të shkarravitemi me stilolaps ose ai të rrjedhë bojë dhe të na i lërë veshjet me një njollë të dukshme. Nënat e dinë shumë mirë se edhe veshjet e fëmijëve janë plot njolla stilolapsash dhe bojë që është shumë e vështirë për ti larguar. Shpesh këto njolla bëjnë që veshjet të mos përdoren më.
 
Këto njolla duhen trajtuar sa më shpjet të jetë e mundur si dhe nuk duhen fërkuar po shtypur nga sipër në mënyrë që të mos përhapet më tej.
 
Ka disa mënyra si ti largoni këto njolla dhe ta ktheni sërish veshjen si të ishte e re.
 
1-Alkooli.
 
Ai neutralizon pigmentin e bojës duke bërë që ajo të zhduket. Lyeni një sfungjer ose pambuk me alkool dhe bjerini sipër njollës deri sa ajo të zhduket plotësisht. Poshtë veshjes vendosni një kartë pecetë në mënyrë që të thithë bojën që do të rrjedhë. Përsëriteni këtë proces deri sa njolla të largohet.
 
2-Llak flokësh. 
 
Aplikojeni llakun mbi njollën dhe me një sfungjer apo pambuk shtypeni nga sipër duke thithur bojën. Përsëriteni këtë proces deri sa njolla të largohet dhe më pas lajeni veshjen.
 
3-Qumështi.
 
Mesa duket edhe qumështi shërben për heqjen e njollës së bojës. Lyeni një pambuk me qumësht të ftohtë dhe filloni ta thithni nga sipër bojën deri sa të largohet.
Niveli i vështirësisë
Sfidues



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.




loading...
clubfmradio
Chez Moi

Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: BOJE LARGIMI NJOLLA STILOLAPS TRAJTIMI
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1702010032






Digitalb


UnionBank