Buzë të çara? Jo më me këtë ilaç magjik
Gjatë sezonit të dimri buzët kanë veti të çahen dhe plasariten.
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione
Fillimisht buzëve u duhet bërë shpesh skrab në mënyrë që të largohet lëkura e vdekur dhe e thatë dhe më pas ti hidratoni ato me balsamin e buzëve. Ja si të bëni një skrab magjik që do i mbajë buzët gjithmonë të buta dhe të bukura.  Bëjeni këtë skrab një ose dy herë në javë dhe i thoni lamtumirë buzëve të plasaritura dhe të dhimbshme.
 
Përbërësit:
-1 lugë sheqer i bardhë
-1 lugë sheqer kafe
-1/2 lëng limoni
-1 lugë mjaltë
 
Fillimisht përzieni dy sheqeret në një tas dhe më pas shtojini lëngun e limonit dhe mjaltin.
 
Përziejini përbërësit deri sa të formohet një masë e plotë dhe më pas aplikojeni në buzë me lëvizje rrethore. Në këtë mënyrë masazhoni dhe largoni qelizat e vdekura të buzëve.
 
Kjo përveçse largon lëkurën e thatë nxit edhe qarkullimin e gjakut. 
 
Mbajeni skrabin e bërë për 1 minutë dhe shpëlajini buzët. Më pas hidratojini ato me balsamin që përdorni për buzët tuaja.
 
Masa e mbetur e skrabit mund të hidhni në një kavanoz të vogël dhe ta ruani në frigorifer për përdorimet e ardhshme.
Niveli i vështirësisë
Mesatar



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.




loading...

Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA BUZET KUJDESI PLASARITJA TRAJTIMI
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1702020043




Reklame
Raiffeisen


Reklame
inTV


Reklame
Abissnet