Si të bëni një dhuratë vintage për Shën Valentin
 
Shperndaje
ikub#: 1702070145
E bukur, e veçantë, krejtësisht unike...

Kjo kuti vintage përveçse mund të dhurohet për Shën Valentin, mund të dhurohet edhe për festën e nënës, dasma, apo çdo rast tjetër...ndiqni hapat për realizimin e saj.

Materialet e nevojshme: kuti druri, libra vintage, një vazo, një degë e thatë dhe lule të freskëta. Për të përgatitur ‘kokrrat’ që do të vendosni në degë, ju duhen fleta libri të prerë në mënyrë rrethore.

1. Sistemoni lulet në vazo dhe më pas vendosni vazon në kuti.

2. Mbushni pjesën tjetër të kutisë me libra. Mund të vendosni dhe fletë të vjetra gazetash gjithashtu.

3. Vendosni degën në kuti. Degë të tilla mund t’i blini nëpër dyqane lulesh, ose t’i gjeni në parkun e qytetit.

4. Njërin prej librave vendoseni të hapur. Mundësisht tek faqja e poezisë tuaj të preferuar.

5.

Prisni disa fletë libri në formë rrethore për të përgatitur disa “pom pom”.

6. Palosini ato në këtë formë.

7. Me anë të një teli, vendosini ashtu të palosura për t’i hapur më pas.

8. Hapini ato pothuajse në formën e petaleve të luleve.

9. Vendosini në degë.

10. Dekorojeni kutinë me një shirit thesi.

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DHURATA IDE SHEN VALENTINI VINTAGE



 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved