Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
Si të kuroni skuqjet dhe acarimin në zonën e gjoksit
 
Shperndaje
ikub#: 1702080095
Skuqjet poshtë gjinjve mund të jenë të pakëndshme për t’u parë, por shkaktojnë edhe mungesë komforti, madje në disa raste mund të jenë edhe të dhimbshme.

Kjo gjendje e njohur ndryshe si Intertrigo është shumë e zakontë dhe veçanërisht prek ato gra që janë mbipeshë ose kanë gjinj të mëdhenj. Shkakton kruarje, skuqje, ndonjëherë edhe puçrra.

Lëkura e prekur nga kjo gjendje tenton të bëhet e ashpër dhe e petëzuar. Shkaqet kryesore të saj janë:

-Kërpudhat (zakonisht të shkaktuara nga lagështia në këtë zonë)

-Alergjitë

-Sëmundja e zgjebes

-Bakteret

-Temperaturat e larta

-Kanceri

 

Ja disa medikamente të cilat ju ndihmojnë në trajtimin e problemeve  të tilla:

 

Niseshte misri

Ky ingredient kuzhine do t’ju ndihmojë kundra kruarjeve dhe djegieve që shkaktojnë këto gjendje të lëkurës. Aplikojeni në lëkurë të pastruar dhe të thatë. Është shumë e rëndësishme që lëkura juaj të jetë gjithmonë e thatë në mënyrë që të parandaloni zhvillimin e infeksioneve kërpudhore.

Kur lëkura juaj të jetë e thatë dhe e pastër, spërkatni pak niseshte misri në zonën e prekur dhe lëreni për të paktën 10 minuta. Më pas, lajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni me një peshqir të pastër. Kryejeni këtë trajtim çdo ditë, një ose dy herë në ditë derisa skuqjet të jenë zhdukur plotësisht. Rezultatet do të mbërrijnë shumë shpejt.

 

Gjethe borziloku

Gjethet e borzilokut mund të jenë shumë të dobishme kur bëhet fjalë për trajtimin e skuqjeve poshtë gjinjve.

Për të përgatitur këtë medikament,  ju duhen gjethe borziloku dhe vaj ulliri. Copëtoni disa gjethe borziloku dhe përziejni me vaj ulliri për të krijuar një pastë. Aplikojeni këtë pastë në zonën e prekur dhe lëreni derisa të thahet krejtësisht. Më pas, shpëlajeni pastën me ujë të vakët dhe thajeni lëkurën me një peshqir të pastër. Bëjeni këtë trajtim çdo ditë ose disa herë në javë në kombinim me trajtime të tjera për rezultate maksimale.

 

Lëng limoni

Limonat kanë veti të shkëlqyera antibakteriale, anti-fungale dhe antiinflamatore dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve të ndryshme të lëkurës.  Përzieni pak lëng limoni me ujë dhe me anë të një copë pambuku, aplikojeni këtë lëng në zonën e skuqur. Ky medikament do t’ju ndihmojë të kuroni lëkurën dhe aciditeti i tij do të qetësojë dhe hidratojë zonën e skuqur. Ju mund ta përdorni këtë trajtim edhe të kombinuar me disa nga medikamentet e tjera në listë.

 

Kompresa të ftohta

Zonat e skuqura poshtë gjinjve mund të jenë si rezultat i nxehtësisë së lartë. Kjo është arsyeja pse një kompresë e ftohtë mund të jetë zgjidhja më e mirë për këtë problem dhe do të eleminojë nxehtësinë e t’ju çlirojë nga kjo ndjesi. Mbështillni një kub akulli në një copë dhe vendoseni poshtë gjinjve, duke e lënë aty për të paktën 10 minuta. Bëjeni këtë çdo ditë dhe do të shihni shumë shpejt rezultate fantastike.  Gjithashtu, rekomandohet që dushi jua të jetë me ujë të freskët, sidomos në mot të nxehtë.

 



Ventouris
ventouris


Postuar: 08 Shk
 
Shfleto artikuj te tjere per: ACARIM GJIRI MEDIKAMENTE SKUQJA

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Digitalb

Butik Alviero

Më të lexuarat


Chez Moi
Digitalb



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved