10 përdorimet e mjaltit në bukuri
Mjalti është i njohur për vetitë e tij antibakteriale, hidratuese, shëruese.
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione
Mjalti bën mrekulli në lëkurë dhe flokë. Ai është i pasur me antioksidantë, vitamina dhe enzima që janë shumë të përdorshme në produktet e kozmetikës.
 
Ja 10 përdorimet e mjaltit në bukuri.
 
1-Përdoreni si hidratues natyral. Përdoreni mjaltin në lëkurë të thatë dhe buzë për të hidratuar dhe dhënë atyre lagështi.
 
2-Përdoreni në maskat natyrale. Mjalti është një produkt që përdoret në të gjitha llojet e lëkurës dhe flokut.
 
3-Përdoreni në kurimin e akneve dhe puçrrave. Vetitë e mjaltit antibakteriale janë shumë efektive në kurimin dhe pastrimin e lëkurës me akne dhe puçrra. Përzieni atë me pak turmenik ose kanellë dhe vendoseni në fytyrë.
 
4-Si skrab për lëkurën. Miksoni pak mjaltë dhe sheqer ose sodë buke dhe bëni një skrab delikat për pastrimin e poreve dhe hidratues njëkohësisht.
 
5-Largimin e njollave të lëkurës. Përzieni një lugë mjaltë me pak lëng limoni dhe vendoseni në lëkurë për të gjithë natën. Kjo do të zbardhë lëkurën dhe largojë njollat.
6-Shkëlqyes natyral për lëkurën. Përdorimi i rregullt i mjaltit do ta bëjë lëkurën të shkëlqejë dhe të jetë e butë.
 
7-Si zbutës për flokët. Miksoni pak mjaltë dhe vaj kokosi dhe vendoseni në flokë për 1 orë. Kjo do i forcojë dhe rigjenerojë flokët si dhe do i lërë ato të butë e plot shkëlqim.
 
8-Riparon majat e djegura të flokëve. Miksoni mjaltë, banane, vezë dhe kos dhe vendoseni si maskë në majat e flokëve. Kjo do i riparojë dhe rigjenërojë ato. Gjithashtu vendoseni në skalpin e kokës sepse ushqen lëkurën.
 
9-Përdoreni në larjet në vaska. Kleopatra njihej për vaskat e saj me qumësht dhe mjaltë. Shtoni disa lugë mjaltë në vaskën tuaj dhe relaksohuni.
 
10-Përdoreni për duar të shëndetshme. Mjalti ndihmon në zbutjen dhe hidratimin e duarve dhe kutikulave.
Niveli i vështirësisë
Sfidues



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA FLOKET LEKURA MASKA MJALTI
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1702120008




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9