6 mënyra për të hequr make up-in me përbërës natyralë
është një prej gjërave më të mira që mund të bëni, pasi përveçse e pastroni fytyrën me përbërës pa kimikate të dëmshme, në të njëjtën kohë e hidratoni dhe ushqeni atë.
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione

Avokado. Vitaminat A, E, D dhe acidet yndyrore omega-3 të gjendura në vajin e avokados shërbejnë edhe si një krem sysh i ushqyeshëm. Thjesh aplikoni avokadon me një kunjë veshësh në mënyrë që lëkura juaj të marrë benefitet prej vajit të saj.

 

Vaj kokosi. Ai është një ingredient natyral të cilin lëkura e absorbon. Ka peshë të ulët molekulare dhe acide yndyrore të dobishme të cilat ndihmojnë në riparimin e lëkurës. Vaji i kokosit është opsioni më i mirë për heqjen natyrale të make up-it sidodomos për make up-in e rëndë dhe kundra ujit.

 

Feta kastraveci. Fetat e kastravecit janë të shkëlqyera për largimin e make up-it në mënyrë natyrale. Kjo për shkak se ato kanë veti anti-inflamatore e cila ndihmon në qetësimin e lëkurës së predispozuar për akne ose asaj të irrituar.

 

Mund ta shtrydhni dhe të krijoni një pastë. Më pas përdoreni si pastrues në fytyrë. Nëse make up-i juaj është shumë i rëndë, shtojini pak vaj ulliri kësaj përbërjeje.

 

Qumësht. Ai njihet jo vetëm për benefitet e tij, por edhe si një ingredient i dobishëm për lëkurën. Acidet yndyrore dhe proteinat e gjendura tek ai i lejojnë fytyrës të ushqehet dhe  të riparojë qelizat e dëmtuara. Përmban veti zbardhuese dhe ndihmon në ndriçimin e fytyrës.

 

Vaji i ullirit. Ju mund të përdorni vaj ulliri për të hequr papastërtitë dhe makeupin. Është gjithashtu perfekt për lëkurën e thatë dhe sensitive. Përgatisni një përbërje me vaj ulliri dhe ujë trëndafili ose ujë të zakonshëm. Tundeni shishen dhe ruajeni në frigorifer.

Jogurti është përbërës kuzhine i shkëlqyer për lëkurën tuaj për shumë arsye. Përdorimi i jogurtit në lëkurë ndihmonë në qetësimin e djegieve nga dielli dhe hidratimin e saj.

Merrni një pambuk të pastër dhe zhyteni në jogurt. Masazhojeni në gjithë fytyrën, duke përdorur lëvizje rrethore. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.




   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: FYTYRA MAKE UP PASTRIM PERBERES
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1702130108




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9