Probleme me fryrjen? Ja një zgjidhje në kushtet e shtëpisë
Përllogaritet se një njeri gjate një periudhe kohe 70 vjeçare konsumon me shume se 100 ton ushqime dhe 40 mije litra lëngje. Me ane te aparatit tretës, pasi përpunohen, mbetjet dalin jashtë, por jo gjithmonë procesi shkon normalisht.
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione
Mukusi intestinal dhe mbetje te tera te pa dobishme për organizmin, përfshi edhe shume baktere te dëmshme, duke ndenjur me gjate ne kolon nuk bëjnë veçse e intoksikojnë organizmin duke dhënë fenomene te tilla si fryrja, madje edhe patologji te tjera problematike.
Simptomat me karakteristike te një koloni jo te shëndetshëm janë kapsllëku, lëkura e prishur, metabolizmi i prishur gjithashtu, shtim ose pakësim te pa kontrolluar te peshës, e deri tek sëmundje te mëlçisë dhe aparatit urinar.
Njihen edhe teknika te tjera pastrimi, por ngandonjëherë, ne vend te qe te vëmë vetulla, leme edhe sytë.
Me poshtë janë disa këshilla te thjeshta për te siguruar një shpëlarje dhe pastrim efektiv te zorrës se trashe.
Zgjidhja janë farat e linit. Duke konsumuar nga një deri ne tre luge gjelle ne dite, brenda një harku kohor prej tre javësh do te merrni rezultatet e dëshiruara.
Ne javën e pare:
1 luge gjelle fara lini te përziera me 100 ml kefir. Kefir është një pije qe del nga përpunimi dhe fermentimi i qumështit
Ne javën e dyte:
2 luge fara lini perzihen me 100 ml kefir.
Ne javën e trete:
3 luge gjelle përzihen me 150 ml kefir.
Farat duhet te jene te bluara imët, ndërsa rekomandohet gjithashtu qe gjate kësaj kohe te konsumohen sasi te konsiderueshme uji,nga 2-3 litra.
Niveli i vështirësisë
Mesatar



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: FARA LINI FRYRJA KEFIR STOMAKU
Postuar nga: k.s
ikub #:
1702130134




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9