Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Apendiciti i irrituar mund të japë simptoma të ndryshme: Lexoni ç’duhet të bëni
 
Shperndaje
ikub#: 1702150067
Apendiciti i irrituar mund të japë disa simptoma, ndonjëherë edhe të rreme. Lexoni këtu s’i duhet t’i interpretoni për të evituar që gjendja të degjenerojë.

Kur apendiciti përfshihet nga inflamacioni mund të përjetoni dhimbje të ndryshme dhe jo vetëm në bark: mund të keni edhe djegie stomaku, vështirësi në tretje, etj.

Simptomat e apendicitit? Po ju shpjegojmë cilat janë, në këtë mënyrë mund t’i njihni. Në rastin e simptomave të hershme të tij, mund të provoni menjëherë korrigjimin me medikamente. Apenciciti është inflamacion i apendiksit, i cili manifestohet shpesh me dhimbje të forta barku.

Në përgjithësi bëhet fjalë për një emergjencë mjekësore e cila kërkon një trajtim kirurgjikal. Apendiciti mund të prekë çdo moshë, por më i zakonshëm është tek adoleshentët dhe të rinjtë.

Po çfarë është apendiksi? Apendiksi është një zgjatim i zorrës së “verbër”, zona e “komunikimit” mes zorrës së hollë dhe zorrës së trashë. Mund të jetë 5-9 cm i gjatë.

 

Forma e tij është e ngjashme me atë të një krimbi dhe muret e tij përmbajnë një ind limfatik i cili merr pjesë në prodhimin e antitrupave. Apendiksi shërben gjithashtu edhe si një rezervuar i baktereve intestinale që ndihmojnë në procesin e tretjes.

Zorra e verbër dhe apendiksi ndodhen në kuadratin e poshtëm në anën e djathtë të barkut. Problemi është që në fazën fillestare, kur ka thjesht një tension të apendiksit, pa inflamacion rreth e rrotull, simptomat mund të jenë shumë të paqarta dhe jo domosdoshmërisht të lokalizuara.

Në fillim dhimbja mund të jetë e shpërndarë, zakonisht ndodh në zonën e stomakut ose pranë tij. Vetëm kur peritoneumi ( i cili përmban mbaresa nervore) është me inflamacion, truri është në gjendje të identifikojë më saktësisht rajonin e prekur dhe dhimbja është më e fokusuar në bark.

 

Tabloja tipike është një dhimbje e papritur rreth kërthizës e cila bëhet më intensive kur i afrohet anës së djathtë të poshtme. Marrje mendsh, të vjella dhe temperaturë janë simptomat e zakonshme në fazat e avancuara të apendicitit. Mund të keni edhe diarre ose ndjenjë shtypjeje në bark.

Kur inflamacioni dhe fryrja shkaktojnë shpim të apendiksit ndodh peritoniti (inflamacion i peritoneumit). Pacientët që vuajnë prej tij paraqesin dhimbje të forta barku  të cilat mezi durohen. Pacienti ndien dhimbje edhe me stimuj të thjeshtë si p.sh  bërja e një hapi në dysheme ose ndryshimi i pozicionit. Bëhet fjalë për një gjë shumë serioze dhe ju duhet të veproni shpejt për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

 

Simptomat e apendicitit kronik

Disa pacientë paraqesin simptoma të shqetësimit të përhershëm (apendiciti kronik). Apendiciti kronik paraqitet si një dhimbje ciklike e kuadrit abdominal, ndërsa shpesh është e vështirë ta diagnostikosh.

 



Ventouris
ventouris


Shfleto artikuj te tjere per: APENDICITI EVITIMI IRRITIM SIMPTOMA

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved