Si të thani petalet e trëndafilave
Nëse keni marrë një buqetë trëndafilash për Shën Valentin, thajini ato. Tharja u ruan bukurinë dhe aromën...
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione

Para se t’i thani petalet e trëndafilave, duhet të keni parasysh t’i hapni plotësisht petalet në mënyrë që ato të jenë të sheshta. Hiqni nënpetalet të cilat ndodhen në bazën e petaleve dhe do ta keni më të thjeshtë t’i shtroni ato. Bëjeni këtë procedurë me kujdes në mënyrë që të mos i dëmtoni.

Më poshtë po ju prezantojmë 4 mënyra për të tharë petalet e trëndafilave:

 

Mënyra 1: Mikrovalë

1. Nëse e keni me nxitim, tharja e petaleve në mikrovalë është mënyra më e shpejtë.

2. Shtroni një pecetë letre në një pjatë mikrovale.

3.  Vendosni petalet në një shtresë të vetme në peshqirin e letrës. Më pas vendosni një tjetër pecetë letre mbi petalet e shtresës së parë.

4. Ndizni mikrovalën në fuqi maksimale për dy minuta.

5. Hiqini petalet nga mikrovala, kthejini në anën tjetër dhe vendosini edhe për një minutë në mikrovalë.

Mënyra 2: Në furrën e sobës

1. Tharja e petaleve të trëndafilave në furrën e sobës është relativisht e shpejtë dhe ju jep mundësinë t’i kontrolloni petalet periodikisht.

2. Ndizni furrën në temperaturën minimale.

3. Shtroni letër furri mbi një tavë biskotash.

4. Lërini në furrë për 30 minuta duke i kthyer nga ana tjetër në gjysmën e kohës.

Mënyra 3: Midis faqeve të librit

1. Merrni një libër të trashë, p.sh një fjalor dhe vendosini petalet në një shtresë të vetme brenda librit.

2. Vendosni objekte të rënda mbi libër për të sheshuar petalet.

3. Gati 5 ditë më pas, kontrolloni petalet. Nëse shihni se nuk janë tharë mirë, lërini në faqet e librit edhe për 2-3 ditë.

Mënyra 4: Tharja e komplet buqetës

1. Në vend të petaleve individuale, provoni të thani komplet buqetën.

2. Lidhni rreth 6-7 trëndafila me një lidhëse dhe varini kokëposhtë në një dhomë të errët.

3. Do të duhen 2-3 javë që e gjithë buqeta të thahet.

Niveli i vështirësisë
Mesatar



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: METODA PETALE THARJE TRENDAFILI
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1702150065




Reklame


Reklame
Abissnet


Reklame
DGA_BigBrother9