marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR MBARËVAJTJEN E PUNËS MËSIMORE-EDUKATIVE NË SISTEMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË VITIN SHKOLLOR 2010-2011
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 26
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 10.08.2010
Data e aprovimit te Aktit: 10.08.2010
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 157
Data e fletores zyrtare: 30.11.2010
Aktiviteti: Arsim
Propozuar nga: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Pershkrimi i Aktit: PROGRAMET DHE TEKSTET MËSIMORE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR DHE NË ARSIMIN BAZË 1. Arsimi parashkollor
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

UDHËZIM
Nr.26, datë 10.8.2010
PËR MBARËVAJTJEN E PUNËS MËSIMORE-EDUKATIVE NË SISTEMIN E ARSIMIT
PARAUNIVERSITAR NË VITIN SHKOLLOR 2010-2011
Në zbatim të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të
ndryshuar, dhe të dispozitave normative për arsimin parauniversitar, shtator 2002, kreu IV,
UDHËZOJ:
KREU I
PROGRAMET DHE TEKSTET MËSIMORE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR
DHE NË ARSIMIN BAZË
1. Arsimi parashkollor
Veprimtaria edukative-mësimore të zhvillohet në zbatim të:
- programit të arsimit parashkollor për grupmoshat 3-4, 4-5 dhe 5-6-vjeçare;
- standardeve të përmbajtjes në arsimin parashkollor;
- standardeve të arritjes në arsimin parashkollor.
Veprimtaria mësimore-edukative në klasat përgatitore, që do të hapen në kuadër të zbatimit
të projektit “Cilësi e barazi në arsim”, të zhvillohet në zbatim të shkresës nr.4445, datë 30.6.2009 të
Drejtorisë së Edukimit Parauniversitar të MASH-it.
2. Arsimi bazë
Në klasat I-IX të arsimit bazë:
- të punohet me strukturën dhe planet mësimore sipas udhëzimit nr.17, datë 29.6.2010 “Për
strukturën dhe planet mësimore në arsimin parauniversitar për vitin shkollor 2010-2011”;
8257
- të zbatohen programet me të cilat është punuar vitin e kaluar shkollor në të gjitha lëndët,
me përjashtim të programeve të reja të lëndëve “Gjuhë shqipe 9” dhe “Informatikë 9”.
Tekstet alternative të përzgjidhen vetëm nga katalogu “Altertekst-2010” të dërguar nga
MASH-i.
3. Arsimi bazë i pakicave kombëtare dhe i nxënësve me aftësi të kufizuar
- Në klasat I-IX të arsimit bazë të pakicave kombëtare të punohet me programe mësimore të
sistemit të ri arsimor 9-vjeçar, të cilat realizohen sipas udhëzimit ekzistues.
- Në shkollat e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase të zhvillohet provimi i lirimit
edhe për gjuhën amtare. Tezat për këtë provim të përgatiten nga DAR Gjirokastër dhe Korçë.
- Për institutin e nxënësve që nuk shikojnë, testet e provimeve të lirimit të tërhiqen në AVA
nga drejtoria e institutit, një ditë para zhvillimit të provimit, për t’i kthyer ato në BRAIL.
KREU II
PROGRAMET DHE TEKSTET MËSIMORE NË ARSIMIN E MESËM
Baza ligjore
Në arsimin e mesëm, veprimtaritë mësimore-edukative, kriteret e emërimit të personelit
mësimor dhe drejtues, ngarkesat mësimore javore dhe vjetore, vlerësimi i nxënësit në gjimnaz,
kriteret e ekuivalentimit të studimeve, hapjen e degëve të reja të arsimit profesional, si dhe
përzgjedhja e teksteve alternative të mbështeten në:
- udhëzimin nr.17, datë 29.6.2010 “Për strukturën dhe planet mësimore në arsimin
parauniversitar për vitin shkollor 2010 —2011”;
- udhëzimin nr.21, datë 23.7.2010 “Për normat e punës mësimore-edukative dhe numrin e
nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar”;
- rregulloren nr.2264/1, datë 5.4.2010 “Për zhvillimin e olimpiadave të lëndëve shkencore
në arsimin parauniversitar”;
- udhëzimin nr.22, datë 29.7.2010 “Për emërimet e personelit mësimor dhe drejtues në
arsimin parauniversitar”;
- udhëzimin nr.23, datë 30.7.2010 “Për njëvlershmërinë e studimeve në shkollat e mesme
me kohë të plotë dhe me kohë të shkurtuar, në sistemin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”;
- urdhrin nr.326, datë 22.6.2010 “Për hapjen e drejtimit mësimor “teknologji informacioni
dhe komunikimi”, në disa shkolla të mesme profesionale”;
- rregulloren nr.4998, date 27.7.2010 për vlerësimin e nxënësit në gjimnaz.
Dispozitë transitore për nxënësit mbetës në klasën e 11-të (2009-2010)
Nxënësi që është mbetës në klasën e XI, të mbartë në klasën e 11-të të vitit shkollor 2010-
2011, lëndë të kurrikulës bërthamë dhe me zgjedhje, së bashku me kreditet përkatëse.
a) Kurrikula bërthamë
Në tabelën më poshtë janë lëndët që nxënësi ka zhvilluar në klasën e l0-të dhe që do të
vlerësohen si lëndë të kurrikulës bërthamë (me kreditet për çdo lëndë):
Nr. Lënda Kreditet
1 Biologjia 2
2 Edukimi fizik 2
3 Gjeografia 2
4 Gjuha e huaj e parë 3
5 Gjuha shqipe e letërsia 3
6 Historia 2
7 Kimia 2
8 Matematika 3
9 Njohuri për shoqërinë 2
10 Teknologjia 1
11 TIK 2
Gjithsej 24
825 8
Shënime.
- Lënda “Gjeografi 10” është e njëvlershme me lëndën “Shkenca e Tokës” në kurrikulën e
re.
- Lënda “Njohuri për shoqërinë 10” është e njëvlershme me lëndën “Qytetaria” në
kurrikulën e re.
- Nxënësi i ka zhvilluar lëndët “Gjuha shqipe e letërsia 10” dhe “Matematika 10” me nga
4 orë në javë, por i njihen me nga 3 kredite secila.
- Në mënyrë që nxënësi të plotësojë lëndët e kurrikulës bërthamë të klasës së 10-të me 26
orë, duhet të japë në provim jo më vonë se fundi i muajit tetor 2010:
- 36 orë të një lënde nga fusha e arteve;
- 36 orë të një lënde nga fusha e aftësimit për jetën dhe karrierën.
Nxënësi duhet të përzgjedhë ndërmjet pesë lëndëve të fushës së arteve dhe të tria lëndëve të
aftësimit për jetën. Kur nxënësi mbetet në njërën ose të dyja këto lëndë, i jep ato në provimin e
vjeshtës 2011.
b) Kurrikula me zgjedhje
- Kur nxënësi ka pasur lëndë me zgjedhje në klasën e 10-të, atij i njihet kjo lëndë në
kurrikulën me zgjedhje të detyruar me 2 kredite.
- Nëse nxënësi nuk ka pasur lëndë me zgjedhje në klasën e l0-të, lënda “Edukimi fizik” e
klasës së 11-të i njihet si lëndë në kurrikulën me zgjedhje të detyruar me 2 kredite.
- Nxënësit i njihen dy përforcime ndër lëndët e klasës së 11-të, ku është kalues, duke
siguruar 2 kredite për kurrikulën me zgjedhje të lirë.
- Nxënësi vazhdon klasën e 11-të dhe të 12-të njëlloj si nxënësit e tjerë për kurrikulën
bërthamë dhe atë me zgjedhje.
Programe dhe tekste
Gjimnazi me kohë të plotë:
Për arsimin e mesëm të përgjithshëm (gjimnazet), në klasën e 10-të të punohet me
programet e vitit të kaluar shkollor.
Në klasën e 11-të, të gjitha programet e lëndëve bërthamë ose me zgjedhje, si dhe tekstet
përkatëse, janë të reja.
Në klasën e 12-të të zbatohet struktura e vjetër e gjimnazit me po ato programe dhe tekste,
me përjashtim të lëndës së Historisë së Shqipërisë (profili natyror dhe profili shoqëror).
- Çdo shkollë të pajiset me programet e lëndëve me zgjedhje të detyruar dhe të lëndëve me
zgjedhje të lirë, me përjashtim të programeve të përforcimeve, që hartohen nga vetë mësuesi.
- Tekstet shkollore për klasën e 10-të, të 11-të dhe të 12-të janë bërë publike dhe janë
shpallur në katalogun e teksteve 2010.
DAR/ZA-të dhe drejtuesit e shkollave të mesme të përgjithshme të kërkojnë zbatimin me
rigorozitet të kurrikulës së re në klasën e 11-të, pa hequr vëmendjen nga kurrikula e klasës së l0-të.
- Shkollat në qytete të kërkojnë mundësitë për ta zbatuar lëndën “Artet” kryesisht në
rrafshin praktik, për të shmangur trajtimet teorike, që u vunë re vitin e kaluar shkollor.
- Të bëhet punë sqaruese me prindërit dhe nxënësit për lëndët me zgjedhje të detyruar dhe të
lirë. Situata që krijohet pas zgjedhjes së tyre, të menaxhohet mirë nga drejtuesit e shkollave sidomos
në rrafshin teknik, duke hartuar orare të përshtatshme për nxënësit. Drejtuesit të jenë të kujdesshëm
në ndarjen lëndore, duke parë gjithmonë interesat e nxënësve dhe forcimin e punës mësimoreedukative
të shkollës.
Gjimnazi me kohë të shkurtuar:
- Klasat 12 dhe 13 të gjimnazit me kohë të shkurtuar të punojnë me planin mësimor
ekzistues.
- Klasat 10 dhe 11 të punojnë me programet e reja, të miratuara më 2009 dhe 2010. Në
klasën e 10-të të përdoren tekstet e gjimnazit me kohë të plotë.
Shkollat e gjuhëve të huaja
- Klasat 10 dhe 11 të punojnë me programet e reja, të miratuara me 2009 dhe 2010.
- Klasat e 12-ta të punojnë me planet dhe programet mësimore ekzistuese.
8259
- Tekstet e gjuhëve të huaja për shkollat e mesme të gjuhëve të huaja të përzgjidhen nga vetë
shkollat sipas praktikës së ndjekur deri tani.
Seksionet dygjuhëshe
- Në seksionet dygjuhëshe italiane, frënge dhe gjermane, për lëndët “gjuhë e huaj”, që
zhvillohen në gjuhën e huaj, të zbatohen planet mësimore bashkëngjitur memorandumeve dhe
konventës.
- Programet mësimore të hartuara për këto shkolla dhe tekstet e zgjedhura për këto seksione,
të zbatohen në përputhje me planet mësimore bashkëngjitur memorandumeve përkatëse dhe
konventës.
Këshillimi për karrierën
Në kuadrin e konsolidimit të procesit të Maturës Shtetërore dhe mirinformimit të nxënësve,
mësuesve dhe prindërve për Maturën Shtetërore dhe për sistemin “meritë-preferencë”, DAR/ZA-të
dhe drejtoritë e shkollave të mesme të marrin masat për planifikimin gjithëvjetor të punës për
këshillimin për karrierën. Zëvendësdrejtorët/mësuesit e ngarkuar per këshillimin për karrierën të
hartojnë planë pune vjetore, të miratuara nga drejtoritë e shkollave dhe DAR/ZA-të. Drejtoria e
Edukimit Parauniversitar të monitorojë gjatë gjithë vitit shkollor punën e kryer për këtë proces.
Analizat e rezultateve të Maturës Shtetërore 2010 dhe të Provimeve të Lirimit
DAR/ZA-të të analizojnë më shumë përgjegjësi rezultatet dhe mënyrën e administrimit të
provimeve të Maturës Shtetërore 2010.
a) Analiza e rezultateve të Maturës Shtetërore 2010 të zhvillohet nga të gjitha DAR/ZA-të,
me synimin që:
- të evidencohen shkollat me arritjet më të mira, si dhe nxënësit më të mirë të Maturës
Shtetërore 2010 në nivel DAR/ZA-je;
- të përgatitet një studim, ku t’i kushtohet vëmendje e veçantë diferencës midis notës vjetore
dhe rezultateve të Maturës Shtetërore 2010;
- të merret në shqyrtim procesi i administrimit të provimeve, ai i trajnimit të
administratorëve, si dhe rezultatet e dala nga KOPOTED-et;
- DAR/ZA-të të përgatitin kalendarin e analizës së Maturës Shtetërore 2010 (5-26 nëntor
2010). Studimi i rezultateve të Maturës Shtetërore 2010 të dërgohet paraprakisht në Drejtorinë e
Edukimit Parauniversitar në MASH;
- të zbatohen masat e marra për drejtorët e shkollave, administratorët dhe mësuesit në
përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore.
- Drejtoria e Edukimit Parauniversitar të ndjekë analizën e Maturës Shtetërore 2010 në të
gjitha DAR/ZA-të.
b) Analiza e rezultateve të provimeve të lirimit 2010 të zhvillohet me synim:
- evidencimin e korrektesës në procesin e administrimit;
- evidencimin e diferencave midis notës vjetore dhe notës së provimeve të lirimit;
- zbatimin e masave të marra për drejtorët e shkollave, administratorët dhe mësuesit në
përputhje me rregulloren e provimeve të lirimit.
KREU III
STRATEGJI, POLITIKA, PROGRAME DHE PROJEKTE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR
Shërbimi psikologjik shkollor
DAR/ZA-të të marrin të gjitha masat që:
- në fillim të vitit të ri shkollor të kenë zëvendësuar të gjithë psikologët që nuk kanë arsim
përkatës, sipas udhëzimit nr.18, datë 21.4.2008 “Për funksionimin e shërbimit psikologjik shkollor
në sistemin arsimor parauniversitar”;
- të sigurojnë kabinetin e shërbimit psikologjik dhe pajisjen e tij në të gjitha shkollat që
ofrojnë këtë shërbim;
- të ngrihet, në çdo shkollë ku funksionon shërbimi, grupi i mbështetjes së psikologut;
- të planifikohet dhe të realizohet raporti i veprimtarisë gjithëvjetore i shërbimit psikologjik
në shkollë.
826 0
Zbatimi i aksionit kombëtar për reduktimin në zero të braktisjes shkollore.
Realizimi i këtij aksioni mbështetet nga “Plani i veprimit për reduktimin në zero të braktisjes
shkollore 2009-2013”. Për uljen e treguesve të braktisjes shkollore, DAR/ZA-të të marrin këto
masa:
- të ngarkohet një specialist që do të merret me hartimin dhe monitorimin e zbatimit të planit
të veprimtarive vjetore në nivel DAR/ZA-je për këtë problem;
- të raportohet në MASH dy herë në vit, për realizimin e këtij plani. Raportimi të
shoqërohet me informacionin statistikor të braktisjes shkollore për klasat I-IX;
- të trajnohen mësuesit që punojnë me nxënës që kanë braktisur shkollën, ose që shfaqin
prirje për braktisjen e saj;
- të hartohen programe të veçanta pune në nivel klase dhe shkolle për ndërgjegjësimin e
prindërve për rëndësinë e shkollimit;
- të vazhdojë arsimimi i nxënësve të ngujuar sipas udhëzimit të MASH-it nr.9, datë
11.4.2007 “Për arsimimin e nxënësve te ngujuar për shkak të gjakmarrjes”;
- të vazhdojë zbatimi i udhëzimit të MASH-it nr.34, datë 8.12.2004 “Për zbatimin e
projektit “Shansi i dytë” për arsimimin e nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe nxënësve të
ngujuar për shkak të gjakmarrjes”.
Zbatimi i strategjive ndërministrore
MASH është pjesë e hartimit dhe zbatimit të strategjive Kombëtare ndërministrore të
qeverisë shqiptare, si:
- Strategjia kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rom, si dhe plani
i veprimit të dekadës rome;
- Strategjia kombëtare për personat me aftësi të kufizuar;
- Strategjia “Për riintegrimin e emigrantëve shqiptarë të kthyer 2010-2015”.
DAR/ZA-ve u del si detyrë që:
- të caktojnë një person përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të këtyre strategjive;
- të hartojnë plane pune vjetore me detyra konkrete, të cilat prekin këto strategji;
- të monitorojnë zbatimin e detyrimeve që lindin nga këto strategji në nivel shkolle;
- të raportojnë në mënyrë periodike në MASH për veprimtaritë dhe për të dhëna statistikore
për çdo strategji.
Për realizimin e detyrimeve që lindin nga këto strategji, MASH-i, DAR/ZA-të dhe shkollat
të bashkëpunojnë edhe me OJQ-të e specializuara dhe të interesuara në këto fusha. Bashkëpunimi
mbështetet në marrëveshje, memorandume dhe projekteve dy- ose shumëpalëshe, të nënshkruara ose
të miratuara domosdoshmërisht nga MASH-i.
KREU IV
VEPRIMTARI EDUKATIVE
a) Përzgjedhja e literaturës së rekomanduar në fushën e letërsisë, historisë, filozofisë,
sociologjisë psikologjisë dhe e literaturës shkencore e didaktike të kryhet sipas kësaj procedure:
- DAR/ZA-të të përzgjedhin për bibliotekat e shkollave literaturë në fushën e letërsisë,
historisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë dhe shkencave natyrore në ndihmë të procesit
mësimor-edukativ, nga lista rekomanduese e MASH-it, e cila dërgohet në DAR/ZA-të brenda
muajit shtator 2010.
- Në mbështetje të urdhrit të MASH-it nr.278, datë 20.5.2010, pikat 6 dhe 7, DAR/ZA-të t’i
dërgojnë kopjen zyrtare të literaturës së rekomanduar çdo shkolle të arsimit parauniversitar nën
juridiksionin e tyre.
b) Veprimtaritë edukative
Drejtoritë e shkollave të forcojnë nivelin e punës edukative, duke hartuar planin edukativ të
shkollës dhe atë të klasave në bashkërendim me organet demokratike të shkollës.
Shkolla të jetë qendra e veprimtarive artistike dhe sportive të nxënësve. Të zbatohet
udhëzimi për normat mësimore kur plotësohen kushtet e nevojshme për ngritjen e ekipeve sportive
në nivel shkolle. Drejtoritë e shkollave të hartojnë plane pune dhe të ndjekin me rigorozitet
veprimtaritë e këtyre ekipeve deri në ditën e fundit të shkollës.
8261
Të fuqizohet puna me librin në shkollë, duke vënë më mirë në funksion bibliotekën e
shkollës, si dhe veprimtarinë e klubeve letrare të shkollës. Të nxitet veprimtaria krijuese letrare e
nxënësve, duke vënë në krye të punës me librin mësuesin më të përkushtuar të lëndës së letërsisë.
Në qendër të veprimtarive edukative që zhvillon shkolla, të jenë promovimi dhe nxitja e
talenteve letrare.
Të rritet roli i mësuesit kujdestar për problemet edukative në shkollë.
Në qendër të vëmendjes, gjatë planifikimit të punës edukative të shkollës dhe të klasave, të
jenë:
- Përkujtimi i festave kombëtare dhe të ditëve të traditës
Në këtë vit shkollor kremtohet 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Shkollat të zbërthejnë
figurën e saj shumëplanëshe për ta paraqitur te nxënësit si një model i përsosur edukativ edhe
nëpërmjet programimit të veprimtarive të shumta.
- Tema të ndryshme që lidhen me integrimin europian të vendit tonë
- Veprimtari ndërgjegjësuese për Ditën e Romëve, ditën e aftësisë së kufizuar dhe autizmit,
ditën e barazisë gjinore, ditën e luftës kundër dhunës, duhanit, alkoolit, SIDA-s etj.
- Ekskursionet për njohjen e historisë, gjeografisë dhe natyrës së vendit. Ato të zhvillohen
në mbështetje të urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr.174, datë 23.05.2007 “Për
miratimin e lejes për zhvillimin e veprimtarive jashtëshkollore në institucionet arsimore publike e
jopublike”. Në këtë kuadër, të realizohen vizita e binjakëzime me shkollat shqipfolëse në rajon.
- Konkurset, olimpiadat, veprimtaritë artistike dhe sportive në nivel lokal e qendror.
- Organizimi dhe menaxhimi i fazave përgatitore dhe fazës finale të olimpiadave kombëtare
në lëndët: matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe informatikë.
Të gjitha olimpiadat të realizohen në mbështetje të rregullores nr.2264/1, datë 5.4.2010
“Për zhvillimin e olimpiadave të lëndëve shkencore në arsimin parauniversitar”.
- Veprimtaritë edukative në fushën e gjuhëve të huaja në kuadrin e Ditës Europiane të
Gjuhëve
c) Veprimtari në bashkëpunim edhe me ministri të tjera
DAR/ZA-të dhe drejtoritë e shkollave të tregojnë kujdes për zbatimin e detyrave dhe
angazhimeve që burojnë nga marrëveshja nr.7965, prot., datë 17.11.2008, ndërmjet MTKRS-së dhe
MASH-it, duke mbështetur bashkëpunimin ndërmjet shoqatave sportive vendore, federatave sportive
dhe shkollave.
KREU V
ZBATIMI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR
Të kryhet trajnimi në vazhdimësi i mësuesve të lëndëve të tjera për gërshetimin e TIK-ut
edhe në kurrikulat e tjera gjatë procesit të mësimdhënies. Zhvillimi dhe përdorimi përherë e në rritje
i teknologjive të informacionit në arsim të mundësojnë rritjen e cilësisë së menaxhimit arsimor.
Prioritetet kryesore për prezantimin dhe integrimin e vazhdueshëm të TIK-ut në arsim të jenë:
- Zhvillimi i harmonizuar i EMIS;
- Përmirësimi dhe shtimi i sasisë dhe cilësisë së sistemeve dhe pajisjeve elektronike në
ndihmë të arsimit (kompjutera, printera, skanera, lap-top, videoprojektorë, internet dhe përmbajtje
multimediale për mësimdhënien);
- Konceptimi dhe zhvillimi i librarisë digjitale etj.
Për të garantuar sukses të vazhdueshëm të realizimit të objektivave që lidhen me TIK-un në
arsim, nevojitet që mësuesit e sistemit parauniversitar të cilët do të japin lëndën e informatikës:
- të kenë kryer apo të kryejnë me sukses trajnimin e ofruar nga MASH-i, me synim
aftësimin e tyre për mësimdhënien e lëndës së informatikës;
- të kujdesen për mirëmbajtjen e laboratorëve të informatikës dhe të përdorimit të aksesit në
internet vetëm për qëllime mësimore;
- të nxitin përfshirjen e teknologjisë së informacionit në lëndët e tjera, duke asistuar kolegët
e këtyre lëndëve në përdorimin e laptopëve dhe videoprojektorëve për mësimdhënie.
826 2
KREU VI
ARSIMI PROFESIONAL E TEKNIK
Në kuadër të reformimit të arsimit profesional e teknik, në vitin shkollor 2010-2011, klasat e
para dhe të dyta të shkollave profesionale të punojnë me skelet kurrikulat e nivelit të parë (2-vjeçar).
Lëndët e kulturës së përgjithshme janë të përbashkëta për të njëjtën strukturë në të gjitha
drejtimet mësimore të shkollave profesionale e teknike.
Programet mësimore të lëndëve të kulturës së përgjithshme dhe të lëndëve profesionale në
sistemin e APT-së:
- Programet mësimore të lëndëve të kulturës së përgjithshme për shkollat e arsimit
profesional dhe teknik, sipas planeve mësimore të miratuara nga MASH-i, bazohen në programet e
gjimnazit, duke bërë ndryshimet dhe përshtatjet përkatëse. Këto programe janë në një botim të
veçantë të IZHA-së (publikuar në vitin shkollor 2009-2010), i cili do t’u shërbejë drejtuesve dhe
mësuesve për organizimin dhe drejtimin e punës në shkollat përkatëse.
- Pjesët përbërëse të skeletkurrikulave për çdo drejtim mësimor janë:
- lëndët e kulturës profesionale;
- modulet e praktikave profesionale të detyruara;
- modulet e praktikave profesionale me zgjedhje të detyruar.
- Për profilin “Instalues hidrosanitar”, shkollat të punojnë me skeletkurrikulën përkatëse të
përgatitur me mbështetjen e specialistëve të Programit Zviceran AlbVet, në bazë të të cilit drejtoritë
e shkollave, së bashku me departamentet e lëndëve profesionale, të përgatitin kurrikulin shkollor të
klasës së dytë.
Shkollat ku do të hapet dega e re e TIK-ut për vitin shkollor 2010-2011, do të jenë:
- Në DAR-të Dibër “Nazmi Rushiti”; Elbasan “Sail Ceka”; Berat “Stiliano Bandilli”; Fier
“Petro Sota”; Kukës “Havzi Nela”; Lezhë “Kolin Gjoka”; Gjirokastër “Thoma Papano”; Tiranëqarku
“Bujqësore Kamëz”;
- Në ZA-të Kavajë “26 Marsi”; Lushnjë “Mekanike bujqësore”; Sarandë “Antoni
Athanasi”; Pogradec “Enver Qeraxhi”. DAR/ZA-të dhe shkollat përkatëse të marrin masat e
mëposhtme:
- Sigurimin dhe përshtatjen e mjediseve për klasa mësimore dhe laboratorët.
- Përzgjedhjen e specialistëve (mësues dhe instruktorë) që do të zhvillojnë lëndët teknike.
- Planifikimi gjithëvjetor i trajnimit të mësuesve dhe instruktorëve që do të zhvillojnë lëndët
dhe praktikat profesionale në këtë degë.
- Përzgjedhja e nxënësve që do të regjistrohen në këtë degë, për të krijuar klasa me jo më
pak se 25 nxënës sa më cilësorë.
KREU VII
ARSIMI PARAUNIVERSITAR PRIVAT
Gjatë vitit shkollor 2010-2011, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar privat në
Republikën e Shqipërisë të funksionojnë në mbështetje të legjislacionit të miratuar për arsimin
parauniversitar në Shqipëri dhe të urdhrave e udhëzimeve të MASH-it për këto institucione.
Të gjitha institucionet arsimore private të garantojnë shërbim cilësor arsimor ndaj publikut
dhe të përmbushin të gjitha detyrimet që rrjedhin nga e drejta për arsimim e shtetasve shqiptarë dhe
nga marrëveshjet kontraktuale me nxënësit dhe me personelin mësimdhënës e jomësimdhënës. Ato të
përshtatin planet dhe programet mësimore me ndryshimet që ndodhin në sistemin arsimor
parauniversitar në Republikën e Shqipërisë.
DAR/ZA-të t’u kushtojnë vëmendje të veçantë ecurisë së procesit mësimor-edukativ,
trajnimit të mësuesve, plotësimit me dokumentacionin përkatës shkollor dhe inspektimit periodik në
këto institucione. IZHA të ofrojë trajnime periodike për mësuesit e shkollave private në mbështetje
të planit trajnues e kualifikues të hartuar nga ajo dhe nga DAR/ZA-të, si dhe të kërkesave të vetë
shkollave private.
8263
KREU VIII
ROLI DHE DETYRAT E STRUKTURAVE INSPEKTUESE
Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP), sipas një plani aktivitetesh të
miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, gjatë vitit mësimor 2010-2011, në bashkëpunim të
ngushtë me të gjitha DAR/ZA-të, të ushtrojë funksionet e inspektimit, monitorimit, vlerësimit dhe
këshillimit për:
- Zhvillimin e kurrikulës së zbatuar në të tria nivelet e arsimit parauniversitar, përkatësisht
në arsimin parashkollor, arsimin bazë, arsimin e mesëm (gjimnazet dhe shkollat profesionale) në të
gjitha DAR/ZA-të e vendit.
- Zbatimin e ligjshmërisë nga institucionet e arsimit parauniversitar (DAR/ZA-të, shkollat
publike dhe private), përkatësisht për: ligjin për sistemin arsimor parauniversitar, dispozitat
normative të arsimit parauniversitar, udhëzimet, urdhrat dhe udhëzuesit e ndryshëm të MASH-it. Në
mënyrë të veçantë, të inspektohet zbatimi i udhëzimeve zyrtare që lidhen me ngarkesën dhe normën
e mësuesve dhe të drejtuesve të shkollës.
- Monitorimin e procedurave të shpërndarjes dhe pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, si
dhe procesin e pajisjes së bibliotekave shkollore me literaturë artistike, shkencore dhe didaktike.
- Monitorimin e funksionimit të DAR/ZA-ve sipas strukturave dhe përshkrimeve të reja të
punës.
- Vlerësimin e brendshëm të shkollave, përmes krijimit të rrjetit të shkollave-pilot në çdo
DAR/ZA, të cilat do të specializohen në përgatitjen e raportit vjetor të vlerësimit të brendshëm të
shkollës, duke përdorur instrumente standarde të vetëvlerësimit sipas përvojave më të avancuara
perëndimore.
- Monitorimin e procesit mësimor dhe edukativ në institucionet e arsimit privat.
KREU IX
TRAJNIMI DHE KUALIFIKIMI
Gjatë muajit shtator 2010, DAR/ZA-të të menaxhojnë trajnimin e mësuesve të klasës së
njëmbëdhjetë në lidhje me zbatimin e kurrikulës së re.
DAR/ZA-të dhe shkollat të zhvillojnë veprimtaritë trajnuese, duke u mbështetur në
programet njëvjeçare të zhvillimit profesional të mësuesve. Ato të planifikojnë kualifikimin e
mësuesve, të cilët mbushin 5, 10 dhe 20 vite pune në arsim deri në fund të dhjetorit 2010.
IZHA-ja, në bashkëpunim me DAR/ZA-të dhe shkollat, të monitorojë trajnimet në nivel
qendror, lokal dhe në nivel shkolle, sidomos trajnimet që lidhen me ndryshimet kurrikulare. Për
organizimin e veprimtarive kualifikuese, DAR/ZA-të dhe shkollat të shfrytëzojnë edhe periudhat e
ndërmjetme të pushimeve (tetor dhe prill), sipas një grafiku të hartuar në muajin shtator.
KREU X
REGJISTRIMET DHE PAJISJA E NXËNËSVE ME TEKSTE SHKOLLORE
1. Regjistrimet e nxënësve në shkollat e arsimit parauniversitar fillojnë në datën 23.8.2010
dhe mbyllen në datën 5 shtator 2010.
2. DAR/ZA-të, në bashkëpunim me pushtetin vendor, të sigurojnë regjistrimin e nxënësve
në përshtatje me vendbanimin e tyre.
3. Regjistrimi i nxënësve që kanë ardhur nga zona të tjera, të bëhet me fletëshpërngulje dhe
fletëpranimi, të cilat do të evidentohen me rigorozitet në balancimin e kontigjentit të nxënësve.
4. DAR/ZA-të, sipas afateve të përcaktuara në formularin operativ “Lëvizja dhe balancimi i
kontingjenteve të nxënësve” dhe detyrimeve për reduktimin në zero të braktisjes shkollore, të
dërgojnë në MASH të dhënat mbi lëvizjet e nxënësve të arsimit bazë.
5. DAR/ZA të marrin masa që:
- Në çdo shkollë të sigurohen të paktën dy mjedise për shpërndarjen e librit shkollor nga
shtëpitë botuese, librat e të cilave janë përzgjedhur nga shkolla dhe janë në katalogun “Altertekst
826 4
2010”. Këto mjedise të funksionojnë për këtë qëllim, deri kur të përfundojë pajisja e të gjithë
nxënësve me tekste shkollore.
- Mësuesit e lëndëve i raportojnë drejtorisë së shkollës për furnizimin e nxënësve me tekste
shkollore.
- Drejtoritë e shkollave të kontrollojnë furnizimin e mjediseve të shkollave vetëm me librat
sipas kërkesës së tyre. Drejtori i shkollës mban përgjegjësi për rastet e shitjes në mjediset e shkollës
të librave pa hologramë dhe që nuk figurojnë në katalogun “Altertekt 2010”.
- Drejtoritë e shkollave të monitorojnë pajisjen e nxënësve me tekstet shkollore dhe të
informojnë DAR/ZA-të për ecurinë e procesit.
- DAR/ZA-të të njoftojnë zyrtarisht Komisionin e Miratimit të Teksteve (KMT) në MASH
për ecurinë e procesit të furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, si dhe problematikat e
mundshme (mungesë tekstesh, shitje librash jashtë katalogut, shitje pa faturë etj.).
- Drejtoritë e shkollave të fillojnë punën që në ditët e para të fillimit të vitit shkollor për
zbatimin e udhëzimit të përbashkët të MASH-it dhe Ministrisë së Financave nr.15, datë 28.5.2010
“Për procedurat e përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit për botimin, shtypjen, shpërndarjen
dhe shitjen e teksteve të arsimit parauniversitar dhe universitar”.
Nxënësit e arsimit 9-vjeçar ose të mesëm, që plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) kanë status ligjor të jetimit;
b) vijnë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e
punësimit;
c) kryefamiljari përfiton pension invaliditeti dhe nuk ka anëtarë të punësuar ose të
vetëpunësuar;
d) kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe ka fëmijët në ngarkim, të cilët janë pa të
ardhura;
e) vijnë nga familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose
bërë të tillë dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në
sektorin privat,
pas blerjes së teksteve shkollore, dorëzojnë në drejtorinë e shkollës faturat/kuponin tatimor
të blerjes. Drejtoria e shkollës, për nxënësit që plotësojnë kushtet e mësipërme, si dhe për nxënësit e
minoritetit grek ose maqedonas, mbështetur në dokumentacionin që vërteton statusin gjendjen sipas
vendimeve të njësive të pushtetit vendor për gjendjen ekonomike/familjare, harton listat për çdo
klasë dhe për të gjithë shkollën dhe brenda datës 15.10.2010 i dërgon në DAR/ZA-të.
Nxënësve të arsimit 9-vjeçar, që vijnë nga familje ku kryefamiljari është i punësuar në
institucione publike buxhetore dhe jobuxhetore të pushtetit qendror apo vendor, si dhe në shoqëritë
me kapital shtetëror, me pagë mujore bruto deri në 30 000 lekë në muaj dhe nuk kanë anëtarë të
familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat, çmimi i blerjes së
teksteve shkollore u mbulohet nga buxheti i vetë institucionit apo shoqërisë në masën 50 për qind.
Pra, kjo kategori nxënësish faturat tatimore nuk i dorëzon në shkollë, ose në qendrën e punës të
kryefamiljarit.
KREU XI
DISPOZITA TË FUNDIT
Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen:
- Të gjitha drejtoritë përkatëse në MASH, IZHA, IKAP, AKAFP, AVA, DAR-të, ZA-të
dhe shkollat.
- DAR/ZA-të të marrin masat e duhura që ky udhëzim të shpërndahet në çdo shkollë dhe me
përmbajtjen e tij të njihet çdo punonjës i arsimit.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS
Myqerem Tafaj



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
Lexuar: ikub #:
 0
ARSIMI
 5.138 1012180074





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan