Tipi dhe numri i aktit  
Data e aktit Nga:    Deri:   
Numri i fletores zyrtare Nga:     Deri:    
 
   

✖Mbyll
Detajet e Aktit
Titulli: PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “MASTER PROFESIONAL” NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Tipi i Aktit: Urdhër
Numri i Aktit: 504
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 08.11.2010
Data e aprovimit te Aktit: 08.11.2010
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 187
Data e fletores zyrtare: 25.02.2011
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Ministri i Arsimit dhe Shkencës
Pershkrimi i Aktit: Hapjen në Fakultetin e Shkencave të Edukimit të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, të programeve të studimit “Master profesional” në:
Tivari Studio
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

 URDHËR

Nr.504, datë 8.11.2010
PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT “MASTER PROFESIONAL” NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të neneve 26 dhe 42 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
 
URDHËROJ:
1. Hapjen në Fakultetin e Shkencave të Edukimit të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, të programeve të studimit “Master profesional” në:
a) “Matematikë-fizikë”, me profil minor në “Informatikë”;
b) “Matematikë-informatikë”, me profil minor në “Fizikë”;
c) “Biologji-kimi”, me profil minor në “Edukim shëndetësor dhe mjedisor”;
d) “Gjuhë e huaj anglisht”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
e) “Gjuhë e huaj frëngjisht”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
f) “Gjuhë e huaj italisht”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
g) “Gjuhë e huaj gjermanisht”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
h) “Histori-gjeografi”, me profil minor në “Edukatë qytetare”;
i) “Edukatë qytetare-histori”, me profil minor në “Gjeografi”;
j) “Edukatë qytetare-gjeografi”, me profil minor në “Histori”.
2. Programet e studimit “Master profesional” realizohen me 90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1,5 (një vit e gjashtë muaj) vit akademik.
3. Programet e studimit të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2010-2011.
4. Në përfundim të programeve të studimit lëshohet diploma “Master profesional” në:
a) “Matematikë-Fizikë”, me profil minor në “Informatikë”;
b) “Matematikë-Informatikë”, me profil minor në “Fizikë”;
c) “Biologji-kimi”, me profil minor në “Edukim shëndetësor dhe mjedisor”;
d) “Gjuhë e huaj anglisht”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
e) “Gjuhë e huaj frëngjisht”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
f) “Gjuhë e huaj italisht”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
g) “Gjuhë e huaj gjermanisht”, me profil minor në “Gjuhë shqipe”;
h) “Histori-gjeografi”, me profil minor në “Edukatë qytetare”;
i) “Edukatë qytetare-histori”, me profil minor në “Gjeografi”;
j) “Edukatë qytetare-gjeografi”, me profil minor në “Histori”.
5. Efektet financiare, për zbatimin e këtij urdhri, përballohen nga buxheti i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, pa efekte buxhetore shtesë.
6. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për zbatimin e këtij urdhri.
 
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS
Myqerem Tafaj

Shfleto artikuj te tjere per: ELBASANI STUDIMI UNIVERSITETI
Postuar nga: khoxha
ikub #:
1104250162