marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 545
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 11.08.2011
Data e aprovimit te Aktit: 11.08.2011
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 110
Data e fletores zyrtare: 12.08.2011
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen: 1/1. Kryeministria, aparatet e ministrive të linjës, administrata e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

 VENDIM 

Nr.545, datë 11.8.2011 
PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE  CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË  KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E  PRESIDENTIT, KUVENDIT, KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE,  PROKURORINË E PËRGJITHSHME, DISA INSTITUCIONE TË PAVARURA, 
INSTITUCIONET NË VARËSI TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE/KRYEMINISTRIT,  INSTITUCIONET NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS DHE ADMINISTRATËN E  PREFEKTIT  
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 4 të ligjit nr.10 405, datë 
24.3.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, nenit 18 dhe 29 të ligjit 
nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjit nr.9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, 
strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të 
pavarura të krijuara me ligj”, dhe ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010 “Për buxhetin e vitit 2011”, me 
propozimin e Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave 
 
VENDOSI: 
1. Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen:  
1/1. Kryeministria, aparatet e ministrive të linjës, administrata e Presidentit, Kuvendit, 
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme, Avokatit të Popullit, Komisionit të 
Shërbimit Civil, Autoritetit të  Konkurrencës, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të 
Pasurive, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe 
Postare, Entit Rregullator të Energjisë, Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe 
Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 
Avokatit të Prokurimeve, administrata e Këshillit të  Lartë të Drejtësisë, Instituti për Krimet dhe 
Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, Komisioneri i Mbrojtjes nga Diskriminimi, administrata 
gjyqësore e gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, administrata e prokurorive pranë 
gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të apelit.  
1/2. Institucionet qendrore dhe ato rajonale/vendore në varësi të Këshillit të 
Ministrave/Kryeministrit ku bëjnë pjesë: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Agjencia e 
Prokurimit Publik, Instituti i Statistikës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, 
Komiteti Shtetëror i Minoriteteve, Agjencia Telegrafike Shqiptare, Instituti i Integrimit të ish-të 
Përndjekurve Politikë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, administrata e Akademisë 
së Shkencave, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Informacionit, Agjencia Kombëtare 
Bërthamore, Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile. 
1/3. Institucionet qendrore dhe ato rajonale/vendore në varësi të ministrave të linjës, të cilët 
në kuptimin e këtij vendimi kategorizohen si më poshtë:  
a) Institucionet qendrore të grupit të parë, ku bëjnë pjesë: Drejtoria e Përgjithshme Detare, 
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, Drejtoria e Përgjithshme e 
Rrugëve, Drejtoria e Përgjithshme Ujësjellës-Kanalizime, Drejtoria e Përgjithshme e Inspektoratit 
Shtetëror të Punës, Drejtoria e Përgjithshme e  Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Drejtoria e 
Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Zyra Qendrore e 
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, Drejtoria e 
Patentave dhe Markave, Agjencia Kombëtare e  Turizmit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, 
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Komiteti  Shtetëror i Kulteve, Instituti i Trajnimit të 
Administratës Publike, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Agjencia e Trajtimit të 
Koncesioneve, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Drejtoria e Përgjithshme e 
Metrologjisë dhe Kalibrimit, Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, Autoriteti i Kontrollit 4372
Shtetëror të Eksporteve, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Njësia e Mbikëqyrjes së 
Lojërave të Fatit, Drejtoria e Përgjithshme e  Parandalimit të Pastrimit të Parave, Autoriteti 
Kombëtar për Certifikimin Elektronik, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Agjencia për Zhvillimin 
Bujqësor dhe Rural (Agjencia e Pagesave), Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, 
Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Europian, Qendra 
Kombëtare për Aplikimet Energjetike, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Drejtoria e 
Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agjencia Kombëtare e Provimeve, nëpunësit civilë 
në pozicionet mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, punonjësit civilë në 
Institutin Gjeografik të Ushtrisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në Komandën 
dhe Shtabin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. 
b) Institucionet qendrore të grupit të dytë, ku bëjnë pjesë: administrata e Prefektit, Instituti i 
Studimeve të Transportit, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, Agjencia e Akreditimit për Arsimin e 
Lartë, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit Gjyqësor, 
Qendra e Publikimeve Zyrtare, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, 
Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit,  Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të 
Pronave Publike, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Qendra 
Kombëtare e Kinematografisë, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Komiteti 
Olimpik Shqiptar, Galeria Kombëtare e Arteve,  Muzeu Historik Kombëtar, Qendra Kombëtare e 
Kulturës për Fëmijë, Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, Inspektorati Qendror Teknik, Qendrat 
e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Drejtoria e 
Akreditimit, Komiteti Shqiptar i Birësimeve, Qendra e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të 
Transportit të Sistemit të Ministrisë së Brendshme, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, administrata e 
Shkollës së Magjistraturës, administrata e universiteteve, shkollave të tjera të larta dhe punonjësit 
civilë jomësimorë në Universitetin Ushtarak dhe Akademinë e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ 
Ushtarak, Shërbimi i Provës, Shtëpia Botuese e  Librit Universitar, Zyra e Shërbimit Turistik, 
Instituti i Zhvillimit të Arsimit, Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar, Agjencia Shtetërore 
për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit, Organi Kombëtar i 
Investigimit të Aksidenteve/Incidenteve Ajrore në Aviacionin Civil, Teatri Kombëtar i Komedisë, 
Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të 
Konfiskuara, punonjësit civilë në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në 
Akademinë e Nënoficerëve “Tomson”, në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Mbrojtjes, në 
Shkollën e Trupës, në Arkivin Qendror, në Shtabin dhe Komandën e Forcës Tokësore, e Forcës 
Detare, e Forcës Ajrore, Brigadës së Mbështetjes Rajonale, Brigadës Logjistike, në Qendrën e 
Stërvitjes Individuale, në Regjimentin e Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm, në Komandën e 
Qendrës së Personel Rekrutimit, në Qendrën e Riparimit të Nivelit të Tretë dhe të Katërt të Pajisjeve 
Tokësore dhe Ajrore, në Kantierin e Ndërtimit të Anijeve në Pashaliman, në Qendrën e Analizave të 
Mbrojtjes, në Qendrën e Mbështetjes për Stërvitje.  
c) Institucionet qendrore të grupit të tretë, ku bëjnë pjesë: Inspektorati Hekurudhor Durrës, 
Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikut, Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve, Agjencia 
Kombëtare e Duhan Cigareve, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, Qendra Kombëtare e 
Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Qendra e Realizimit të Veprave të Artit, Zyra e Administrimit 
dhe Koordinimit të Butrintit Sarandë, Zyrat  e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve 
Arkeologjike, Agjencia e Shërbimeve të Sportit Tiranë, Fototeka Kombëtare “Marubi” Shkodër, 
Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Krujë, Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, Muzeu Kombëtar 
i Pavarësisë Vlorë, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë, Agjencia e Mjedisit dhe e Pyjeve, 
Klubi Shumësportësh “Partizani”, Federatat e  Sportit, Qendra Pritëse  e Azilkërkuesve Babrru, 
Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme, Durrës, punonjësit civilë në Laboratorin Qendror të 
Forcave të Armatosura, në batalionet në strukturat e forcave të armatosura, në Detashmentin e 
Aviacionit VIP, Rinas, në kompanitë/qendrat mbështetëse të komandave, brigadave dhe 
regjimenteve, në bazat ajrore, flotiliet, në Agjencinë e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit, 
në Parkun e Veturave, në qendrat e pushimit të ushtarakëve, në Muzeun Ushtarak të Forcave të 
Armatosura.  4373 
2. Struktura dhe vlerat e pagave sipas kategorive për nëpunësit civilë dhe nëpunësit në të 
gjitha institucionet e përmendura në pikën 1 më sipër, të jetë sipas lidhjes nr.1 që i bashkëlidhet këtij 
vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Elementet e pagës janë si vijon:  
a) Paga e grupit kolona 2 e lidhjes nr.1  bashkëlidhur këtij vendimi, përcaktohet sipas 
lidhjeve përkatëse të këtij vendimi dhe vlera e saj është sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij 
vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;  
b) Shtesa për vjetërsi në punë (kolona 3) e lidhjes nr.1, jepet në masën 2 për qind pas çdo 
viti pune deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi pagën e grupit;  
c) Shtesa për kualifikim (kolona 4) e lidhjes nr.1 është 0; 
d) Shtesa për pozicion është sipas kolonës 5 të lidhjes nr.1.  
Kategoritë e pagave për pozicionet e punës me emërtesë të njëjtë, të përcaktohen në kuadër 
të miratimit të strukturës dhe organikës së secilit institucion.  
3. Kategorizimi për pozicionet e veçanta të punës për funksionet e veçanta në Kryeministri, 
ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura, të jetë sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij 
vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.  
4. Për natyrë të veçantë pune jepet një shtesë mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse, 
konkretisht:  
4/1. “Specialistët”,  “Përgjegjësit e sektorit” apo “Drejtorët”, të cilët punojnë në pozicione 
që lidhen me procesin e informatizimit të administratës publike dhe kërkojnë në mënyrë të 
detyrueshme, Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) apo Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) 
apo të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë në degët “Inxhinieri elektronike” 
apo “Informatikë”, në masën: 
- 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për institucionet e përcaktuara  në pikën 1/1 të këtij 
vendimi, me përjashtim të administratës gjyqësore të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave 
të apelit, administratës së prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të 
apelit; 
- 10 000 (dhjetë mijë) lekë për institucionet  e përcaktuara në pikat 1/2 dhe 1/3 të këtij 
vendimi, si dhe në administratën gjyqësore të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, 
administratën e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të apelit.  
Zbatimi i kësaj shtese për pozicionet konkrete bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit 
të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicionit të punës. Këta 
nëpunës/punonjës nuk përfitojnë shtesa të tjera për kushte pune në rast se ka të tilla të parashikuara, 
për institucionin në të cilin ata punojnë.  
Përjashtohen nga ky parashikim nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së 
Informacionit.  
4/2. Në kryeministri, pozicionet “Drejtor i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm 
Administrativ dhe Antikorrupsionit” dhe “Drejtor i Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive 
dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj”, në masën  8 000 (tetë mijë) lekë; pozicionet “Inspektor në 
Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit” dhe “Koordinator në 
Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj”, në masën 10 
000 (dhjetë mijë) lekë në muaj. 
4/3. Në Ministrinë e Financave, specialistët e suportit funksional në Drejtorinë e 
Administrimit të Sistemit të Thesarit, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj. 
4/4. Në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, nëpunësit në 
pozicionet “Inspektor i Lartë” dhe “Ndihmësinspektor i Lartë”, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë 
në muaj.  
4/5. Në Komisionin e Prokurimit Publik, Kryetari i Komisionit në masën 15 000 
(pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, ndërsa zëvendëskryetari dhe anëtarët në masën 10 000 (dhjetë 
mijë) lekë në muaj.  
4/6. Në Agjencinë e Prokurimit Publik, nëpunësit në pozicionet “Drejtor drejtorie”, 
“Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në drejtoritë dhe sektorët teknikë, në masën 10 000 (dhjetë 
mijë) lekë në muaj.  4374
4/7. Në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve, nëpunësit në pozicionin “Titullar i 
institucionit”, në masën 13 000 (trembëdhjetë mijë) lekë në muaj, ndërsa nëpunësit në pozicionet 
“Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në drejtoritë dhe sektorët teknikë, në 
masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.  
4/8. Në njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, nëpunësi në pozicionin “Titullar i 
institucionit”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, ndërsa nëpunësit në pozicionet 
“Përgjegjës sektori” dhe “Inspektor”, në sektorët teknikë, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë 
në muaj.  
4/9. Punonjësit e degëve të thesarit që punojnë në sistemin AMoFTS, në masën 15000 
(pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, për pozicionin përgjegjës i degës së thesarit Tiranë, 7000 (shtatë 
mijë) lekë në muaj, për punonjësit e tjerë të degës së thesarit Tiranë dhe 5000 (pesë mijë) lekë në 
muaj për degët e tjera të thesarit.  
4/10. Punonjësit civilë në pozicionet “Përgjegjës sektori”, “Kryeinxhinier” dhe “Specialist” 
në sektorët e prodhimit dhe të riparimit në Qendrën e Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve Patrulluese 
për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, në masën 6000 (gjashtë mijë) lekë në muaj.  
4/11. Punonjësit civilë në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në laboratorin 
qendror të forcave të armatosura, si dhe nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe 
“Specialist” në laboratorin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, përfitojnë shtesë për kushte të vështira 
dhe të dëmshme për shëndetin. Kjo shtesë aplikohet në masën dhe sipas rregullave e kritereve të 
përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, për pagat e punonjësve mbështetës. 
4/12. Në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, 
nëpunësit në pozicionet “Titullar i institucionit” dhe “Administrator”, në masën 15000 
(pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.  
4/13. Në Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, 
Drejtorinë e Teatrit të Fëmijëve në Qendrën  Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrin 
Kombëtar të Komedisë, punonjësit e trupës artistike  në këto institucione, në masën 6000 (gjashtë 
mijë) lekë në muaj.  
5. Nëpunësit në pozicionet: 
- “Specialist arkivi” në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, Drejtorinë e 
Përgjithshme të Arkivave dhe drejtoritë rajonale/vendore të sistemit të arkivave të shtetit; 
- “Përgjegjës sektori” dhe “Laborant” në laboratorët e naftës dhe të gazit dhe laboratorët e 
lëkurë tekstileve, si dhe në pozicionet “Inspektor” të naftës dhe gazit, në doganë, autobot, cisternë 
dhe depozitë tokësore në Inspektoratin Qendror Teknik; 
- “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në laboratorin qendror të forcave të armatosura, si në 
pozicionet e punës në laboratorin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar,  
përfitojnë një shtesë për kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin. Kjo shtesë aplikohet 
në masën dhe sipas rregullave e kritereve të  përcaktuara në vendimin përkatës të Këshillit të 
Ministrave për pagat e punonjësve mbështetës.  
6. Struktura dhe nivelet e pagave për zëvendësministrin, prefektin, nënprefektin, nëpunësit e 
kabineteve në Kryeministri, institucione të pavarura, aparatet e ministrive të linjës dhe prefekturë, 
janë si vijon:  
- Zëvendësministër 138750 lekë; 
- Drejtor i Kabinetit të Presidentit, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, të Prokurorit 
të Përgjithshëm, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe të Kryetarit të Komisionit Qendror të 
Zgjedhjeve, barazohet në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-a; 
- Këshilltari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Komisionit 
Qendror të Zgjedhjeve, Shefi i Protokollit të Kryeministrit, Drejtori i Kabinetit të 
Zëvendëskryeministrit, Drejtori i Kabinetit të Avokatit të Popullit, barazohen në pagë me 
zëvendësministrin; 
- Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Avokatit të 
Popullit, ndihmësi i Presidentit, i Kryeministrit dhe i Kryetarit të Kuvendit dhe Këshilltari i 
Zëvendëskryeministrit, barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b.  4375 
- Ndihmësi i zëvendëskryeministrit dhe i Nënkryetarit të Kuvendit, Drejtori i kabinetit të 
ministrit dhe drejtorët e kabineteve të titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura të përmendura 
në pikën 1/1 më sipër, barazohen me nëpunësin civil të kategorisë II-a.  
- Këshilltari i ministrit, zëdhënësi i ministrit dhe këshilltarët dhe zëdhënësi i titullarëve të 
institucioneve të tjera të pavarura të përmendura në pikën 1/1 më sipër, barazohen në pagë me 
nëpunësin civil të kategorisë II-b.  
- Ndihmësit ligjorë pranë prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ekspertët në 
Prokurorinë e Përgjithshme, barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë III-a.  
- Prefekti i Qarkut Tiranë        117300 lekë 
- Prefekti i qarqeve të tjera       109100 lekë 
- Nënprefekti i nënprefekturave Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë    93800 lekë 
- Nënprefekti i nënprefekturave: Krujë, Pogradec, Librazhd,  
Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar     86700 lekë 
- Nënprefekti i nënprefekturave: Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin,  
Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë,  
Kurbin dhe Kolonjë        82700 lekë 
- Këshilltari i Prefektit Tiranë        65300 lekë 
- Zëdhënësi i Prefektit Tiranë       55600 lekë 
- Sekretari i Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit,  
Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm,  
Zëvendëskryeministrit, Nënkryetarit të Kuvendit,  
dhe Avokatit të Popullit         68100 lekë 
- Sekretari i ministrit, sekretari i Këshilltarit të Presidentit,  
sekretar në zyrën e Avokatit të Popullit, sekretar i titullarëve të  
institucioneve të tjera të pavarura të përmendura në pikën 1/1 më sipër,  
sekretari i organit kolegjial drejtues, sekretar në Kryeministri, aparatet e  
ministrive të linjës dhe institucionet e pavarura të përmendura në pikën  
1/1 të këtij vendimi         56900 lekë.  
Shtesa për vjetërsi në punë për të gjitha pozicionet sekretar jepet në masën 2% pas çdo viti 
pune, deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 13000 (trembëdhjetë mijë) lekë në muaj.  
Të drejtën për të pasur këshilltarë të jashtëm e ka vetëm Kryeministri dhe 
zëvendëskryeministri. Pagesa e tyre mujore është  deri në 40% të pagës mujore të këshilltarit të 
brendshëm. Masa e pagesës përcaktohet nga titullari i institucionit përkatës.  
7. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve civilë/nëpunësve në 
institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/1 të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet 
këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
7/1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve në administratën gjyqësore të 
gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave  të apelit dhe administratën e prokurorive pranë 
gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të apelit, janë sipas lidhjes nr.4/1, që i 
bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
8. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri 
në “Titullar institucioni” në institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/2 të këtij vendimi, janë sipas 
lidhjes nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
8/1. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për 
emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së 
Informacionit, janë sipas lidhjes nr.5/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
9. Nivelet e pagave për punonjësit efektivë kërkimorë e shkencorë në Akademinë e 
Shkencave, janë sipas lidhjes nr.5/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.  
10. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri 
në “Titullar institucioni” në institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/3/a të këtij vendimi, janë sipas 
lidhjes nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 4376
10/1. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve 
për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të 
Pasurive të Paluajtshme, janë sipas lidhjes nr.6/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë 
përbërëse e tij. 
10/2. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve 
për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, 
janë sipas lidhjes nr.6/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
10/3. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve 
për emërtesat “Specialist” deri  në “Titullar institucioni” në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit 
dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, janë sipas lidhjes nr.6/3, që i bashkëlidhet këtij 
vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
10/4. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve 
për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të 
Pronave, janë sipas lidhjes nr.6/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
10/5. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” 
deri në “Titullar institucioni” në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, janë sipas lidhjes 
nr.6/5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
10/6. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve 
për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në Drejtorinë e Përgjithshme të 
Parandalimit të Pastrimit të Parave, janë sipas lidhjes nr.6/6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe 
është pjesë përbërëse e tij. 
10/7. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” 
deri në “Titullar institucioni” në Institutin Gjeografik të Ushtrisë, në Shtabin e Përgjithshëm të 
Forcave të Armatosura, në Komandën dhe Shtabin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, janë 
sipas lidhjes nr.6/7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
10/8. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të punonjësve të sistemit doganor, 
janë sipas lidhjes nr.6/8, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.  
10/9. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të punonjësve të sistemit tatimor, janë 
sipas lidhjes nr.6/9, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.  
11. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri 
në “Titullar institucioni” në institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/3/b të këtij vendimi, janë sipas 
lidhjes nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
11/1. Nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike në Teatrin Kombëtar, Teatrin 
Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Drejtorinë e Teatrit për Fëmijë në Qendrën 
Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe në Teatrin Kombëtar të Komedisë, janë sipas lidhjes nr.7/1 
(pjesa I dhe II), që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
Vjetërsia në punë për punonjësit që paguhen sipas lidhjes nr.7/1, jepet në masën 2% pas çdo 
viti pune deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 13000 (trembëdhjetë mijë) lekë.  
11/2. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” 
deri në “Titullar institucioni” në Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, janë sipas 
lidhjes nr.7/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
11/3. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” 
deri në “Titullar institucioni” në Shërbimin Informativ Ushtarak, janë sipas lidhjes nr.7/3, që i 
bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
11/4. Nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike në Qendrën e Kulturës, Medias dhe 
Botimeve të Mbrojtjes, janë sipas lidhjes nr.7/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë 
përbërëse e tij. 
Vjetërsia në punë për punonjësit që paguhen sipas lidhjes nr.7/4, jepet në masën 2% pas çdo 
viti pune deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 13000 (trembëdhjetë mijë) lekë.  
11/5. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” 
deri në “Titullar institucioni” në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në 
Akademinë e Nënoficerëve Tomson, në Institutin e  Studimeve dhe Projektimeve të Mbrojtjes, në 4377 
Shkollën e Trupës, në Arkivin Qendror, në shtabin dhe komandën e Forcës Tokësore, të Forcës 
Detare, të Forcës Ajrore, të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, të Brigadës Logjistike, në Qendrën e 
Stërvitjes Individuale, në regjimentin e Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm, në Komandën e 
Qendrës së Personel Rekrutimit, në Qendrat e Riparimit të Nivelit të Tretë dhe të Katërt të Pajisjeve 
Tokësore dhe Ajrore, në Kantierin e Ndërtimit të Anijeve Pashaliman, në Qendrën e Analizave të 
Mbrojtjes dhe në Qendrën e Mbështetjes për Stërvitje, janë sipas lidhjes nr.7/5, që i bashkëlidhet 
këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
11/6. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” 
deri në “Sekretar i përgjithshëm” në administratën e prefektit, janë sipas lidhjes nr.7/6, që i 
bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.  
12. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri 
në “Titullar institucioni” në institucionet e përcaktuara sipas pikës 1/3/c të këtij vendimi, janë sipas 
lidhjes nr.8, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
12/1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” 
deri në “Titullar institucioni” në Laboratorin Qendror të Forcave të Armatosura, në batalionet në 
strukturat e forcave të armatosura, në Detashmentin e Aviacionit VIP, Rinas, në kompanitë/qendrat 
mbështetëse të komandave, brigadave dhe regjimenteve, në Bazat Ajrore, në Flotiliet, në Agjencinë 
e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit, në Parkun e Veturave, në qendrat e pushimit të 
ushtarakëve, në Muzeun Ushtarak të Forcave të Armatosura, janë sipas lidhjes nr.8/1, që i 
bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
13. Kategoritë e pagave të nëpunësve në pozicionet “Specialist” deri në “Titullar 
institucioni”, në institucionet rajonale/vendore, në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit, 
ministrave të linjës, në institucionet rajonale/vendore, në varësi të institucioneve të përcaktuara në 
pikën 1, në institucionet vendore në varësi të  institucioneve rajonale, të punonjësve që kryejnë 
funksione të deleguara të pushtetit qendror në pushtetin vendor, të Bordeve të Kullimit, të 
Komisioneve Vendore të Shqyrtimit të Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi 
Tokën Bujqësore, pranë Prefektit të Qarkut, të nëpunësve civilë në pozicionet mbështetëse 
“Specialist”, “Shef seksioni” dhe “Përgjegjës/shef  sektori”, në Drejtoritë  e Policisë në qarqe, në 
komisariate dhe reparte autonome, si dhe të punonjësve civilë në qendrat e rekrutimit dhe 
mobilizimit dhe komandat e mbështetjes rajonale, të sistemit të Forcave të Armatosura, të jenë sipas 
lidhjes nr.9, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
Inspektorët veterinarë kufitarë, inspektorët fitosanitarë kufitarë dhe inspektorët e shërbimit 
të inspektoratit ushqimor, të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së 
Konsumatorit, të cilët bëjnë pjesë në grupet e kontrollit doganor, barazohen në pagë me doganierin e 
kategorisë C2.  
13/1. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve 
për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të 
Paluajtshme në rrethe, janë sipas lidhjes nr.9/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë 
përbërëse e tij. 
13/2. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” 
deri në “Titullar institucioni” në drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore, janë sipas lidhjes 
nr.9/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
13/3. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve 
për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në drejtoritë e burgjeve dhe institucionet e 
riedukimit në rrethe, janë sipas lidhjes nr.9/3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë 
përbërëse e tij. 
13/4. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve 
për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në zyrat (drejtoritë) rajonale të Agjencisë së 
Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, janë sipas lidhjes nr.9/4, 
që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
13/5. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve 
për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar institucioni” në Komisionet Vendore të Shqyrtimit të 4378
Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore, pranë Prefektit të 
Qarkut, janë sipas lidhjes nr.9/5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
13/6. Kategoritë e pagave të nëpunësve civilë në pozicionet mbështetëse “Specialist”, “Shef 
seksioni” dhe “përgjegjës/shef sektori” në drejtoritë e policisë në qarqe, komisariate dhe reparte 
autonome, janë sipas lidhjes nr.9/6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
13/7. Kategoritë e pagave të punonjësve civilë në pozicionet mbështetëse “Specialist” deri 
në “Titullar institucioni”, në qendrat e rekrutimit dhe mobilizimit dhe në komandat e mbështetjes 
rajonale të sistemit të forcave të armatosura, janë sipas lidhjes nr.9/7, që i bashkëlidhet këtij vendimi 
dhe është pjesë përbërëse e tij. 
14. Funksionarët politikë, nëpunësit e kabineteve dhe nëpunësit civilë/nëpunësit që 
përfshihen në fushën e veprimit të këtij vendimi, nuk përfitojnë shtesa të tjera mbi pagë, të 
përcaktuara me vendime të tjera të Këshillit të Ministrave.  
15. Pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve të përfshira në fushën e veprimit të këtij 
vendimi, përcaktohen në bazë të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e punonjësve 
mbështetës.  
16. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike dhe Ministria e Financave, të nxjerrin 
udhëzimin përkatës për zbatimin e këtij vendimi.  
17. Vendimet nr.500, datë 18.7.2003 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës 
dhe të niveleve të pagave të punonjësve të Avokatit të Popullit”, të ndryshuar, nr.370, datë 
14.6.2006 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin  e strukturës dhe të niveleve të pagave të 
nëpunësve të administratës së prefektit”, të ndryshuar, nr.371, datë 14.6.2006 i Këshillit të 
Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të disa institucioneve 
në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit”, të ndryshuar, nr.317, datë 30.5.2007 i Këshillit 
të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve të Shtëpisë së 
Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës”, të ndryshuar, nr.475, datë 13.7.2007 i Këshillit të 
Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe  të niveleve të pagave të nëpunësve civilë, 
zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në  Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, 
administratën e Presidentit, Kuvendit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar, nr.478, 
datë 18.7.2007 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të 
nëpunësve të disa institucioneve në varësi të ministrave të linjës”, të ndryshuar, nr.901, datë 
19.12.2007 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin  e strukturës dhe të niveleve të pagave të 
nëpunësve civilë/nëpunësve, nëpunësve të kabineteve dhe punonjësve mbështetës në administratën e 
disa institucioneve të pavarura”, të ndryshuar, nr.1092, datë 2.7.2008 i Këshillit të Ministrave “Për 
miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve të doganave”, të ndryshuar, nr.1093, 
datë 2.7.2008 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të 
punonjësve të sistemit tatimor”, të ndryshuar dhe nr.607, datë 11.6.2009 i Këshillit të Ministrave 
“Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve me arsim të lartë të 
administratës gjyqësore të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, si dhe të 
punonjësve me arsim të lartë të administratës së prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe 
pranë gjykatave të apelit”, të ndryshuar, shfuqizohen.  
18. Efektet financiare të këtij vendimi për vitin 2011, të përballohen nga fondet e politikës 
së pagave të planifikuara për vitin 2011. 
19. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin 
e këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga 
data 15 korrik 2011.  
KRYEMINISTRI 
Sali Berisha


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
Lexuar: ikub #:
 0
 3.335 1108230119





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga