Tipi dhe numri i aktit  
Data e aktit Nga:    Deri:   
Numri i fletores zyrtare Nga:     Deri:    
 
   

✖Mbyll
Detajet e Aktit
Titulli: PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 10.5.2011 PËR ÇËSHTJEN NR.26866/05 “SHKALLA KUNDËR SHQIPËRISË”
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 697
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 12.10.2011
Data e aprovimit te Aktit: 12.10.2011
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 150
Data e fletores zyrtare: 10.11.2011
Aktiviteti: Të drejtat e Njeriut
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.5.2011, për çështjen nr.26866/05 “Shkalla kundër Shqipërisë”, në shumën 4 000 (katër mijë) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin, në masën 10 për qind të kësaj shume.
Tivari Studio
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

 VENDIM Nr.697, datë 12.10.2011

 
PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 10.5.2011 PËR ÇËSHTJEN NR.26866/05 “SHKALLA KUNDËR SHQIPËRISË”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46 të Konventës europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137,  datë 31.7.1996  “Për  ratifikimin e Konventës europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”, të neneve 5 e 45 të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe të nenit 13 të ligjit nr.10  355,  datë 2.12.2010  “Për Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave buxhetin e vitit 2011”,  të  ndryshuar,  me propozimin  e Ministrit te Drejtesise, Keshilli i Ministrave:
 
VENDOSI:
 1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut,  datë 10.5.2011,  për çështjen nr.26866/05  “Shkalla kundër Shqipërisë”, në shumën 4 000 (katër mijë) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin, në masën 10 për qind të kësaj shume.
2. Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave dhe afati përfundimtar për kryerjen e ekzekutimit është data 10.11.2011.
3. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i
Buxhetit të Shtetit.
4. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1 të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesit, z.Ardian Shkalla dhe të konvertohet në lekë me kursin e këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
5. Pagimi i shumës së depozituar sipas pikës 4 të këtij vendimi, në favor të ankuesit, z.Ardian Shkalla, të  bëhet  nga  Ministria e Financave,  pas  paraqitjes  së  të gjithë  dokumentacionit ligjor  të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga Buxheti i Shtetit.
6. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
12Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
 
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
 

Shfleto artikuj te tjere per: EKZEKUTIM VENDIM
Postuar nga: khoxha
ikub #:
1201120058