Riviera Shqiptare me skaf – 3 dite, nisje cdo te premte
ikub#: 1707170119
99 €
31/07/2017
Brenda Shqiperise
Riviera Shqiptare me skaf – 3 dite, nisje cdo te premte, €99
 
A e dini se sa destinacione dhe vende te mrekullueshme vizitoni me ne nje guide te tille?
 
Vendet qe vizitohen
Gjipe
Shpella e Pirateve
Plazhi i Palases
Dhermi
Drymadhes
Gjiri i Grames*
Gjiri i Shen Andreas*
Gjithashtu duke ndaluar Vlore, Llogara etj.
Programi
Dita pare:
Nisja behet ne oren 17:00 tek Liceu Artistik “Jordan Misja”.
 
Ky orar nisje eshte vendosur per arsye qe te shfrytezojme sa me shume fundjaven, si dhe te kemi mundesi te perfundojme orarin e punes.
Ndalesa gjate rruges per kafe. Ndalese ne Llogara . Ne mbremje jemi ne Dhermi. Pasi akomodohemi ne hotel, konsumojme darken, e pas darke secili nga pjesemarresit eshte i ftuar ti bashkohet animacioneve dhe lojrave qe organizohen nga stafi.
 
Dita Dyte:
Pasi konsumojme mengjesin ne hotel, behemi gati per te nisur aventuren tone te bukur duke hulumtuar rivieren me Skaf. Te shtunen pasi konsumojme nje kafe buze deti ne Dhermi 08:30 – 09:30, do marrim skafin dhe do i drejtohemi gjirit te Gjipes, para se te ndalojme do te vizitojme, te famshmen, Shpellen e Pirateve, e me pas do i drejtohemi Gjipes, nje nder vendet me te bukura ne Rivieren tone.
Atje do te kemi mundesi te bejme plazh, te hulumtojme Kanionin dhe te konsumojme dreken dhe me pas drejtohemi per ne Dhermi rreth 17:30. Kohe e lire deri ne oren 21:00, kur do konsumojme darken. Pas darke zjarr buze detit!
 
Dita Trete:
Pas mengjesit ne Hotel 7:00 – 8:30 do te kemi kohe te lire per kafe ne Dhermi deri ne 09:30. Vazhdojme diten me shetitje me skaf ne gjirin e Grames.  Ata qe nuk kane deshire ti bashkohen ketij udhetimi mund te qendrojne ne Dhermi, kohe e lire per plazh deri ne oren 14:00.
Ndersa ata qe do te zgjedhin te bejne udhetimin tek Gjiri i Grames, do te udhetojne me skaf per ne Drimadhes, Palase, Shen Andrea dhe Gjiri i Grames, Tek Gjiri i Grames do te te qendrojne rreth 4 ore dhe me pas do te nisim kthimin. Ne oren 14:00 kthimi per ata qe zgjedhin paketen e Grames. 14:00 – 17:00 kohe e lire per te konsumuar dreken dhe plazh sipas deshires. Nisja nga Dhermiu per ne Tirane.
Pushime te shkurtra ne Llogara dhe per kafe gjate rruges.
 
Mberitje ne Tiarene rreth ores 21:30.
 
Kjo do te jete nje fundjave qe do te mbetet gjate ne kujtesen tuaj!
Ne cmim perfshihen
Xhiro me Skaf Dita II (Dhermi-Shpella e Pirateve, Gjipe, Gjipe, Shpella e Pirateve, Dhermi)
Transporti gjate gjithe Turit (Tirane, Dhermi, Vlore,Tirane)
Fjetja per 2 Nete ne hotel
2 Mengjese
Darka e se Premtes
Darka e se shtunes
Shoqerues grupi
Foto gjate Aktivitetit
*Me nje pagese extra prej 25 Euro Xhiro me Skaf Dita III (Drymadhes, Palase, Gjiri i Shen Andreas, Gjiri i Grames, dhe Kthimi. Nje mundesi fantastike per te qene ne shoqerine e delfineve nese do te jemi me fat)
 
*Femijet deri 0-2 vjec falas. Femijet 2-12 vjec 75€

NJOFTIMET E FUNDIT
31/07/2017
Jashte Shqiperise
23/07/2017
Turqi
18/08/2017
Greqi
06/08/2017
Greqi
02/09/2017
Afrika

Shfleto artikuj te tjere per: KALEMI TRAVEL & TOURS PLAZH RIVIERA SHQIPTARE
Postuar nga: lmulla
ikub #:
1707170119
Ebuy
Copyright © 2006 -2017ikub.al shpk, All Rights Reserved