marketkonekt
0 0
1
 
time

Horoskopi ditor, 13 shkurt 2014
Dashi

Te dashuruarit do marrin vendime mjaft te rëndësishme te cilat ne fakt duhet t’i merrnin prej kohesh. Gjithsesi me mire vone se kurrë. Priten aventura mjaft emocionuese gjate kësaj për te gjithë ata qe janë vetëm. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën. Ne planin financiar do përballeni me disa probleme serioze te cilat do iu lodhin mjaft. Kërkoni ndihme nëse nuk ja dilni dot.
Demi

Konfliktet do shterojnë dhe problemet do zgjidhen një nga një sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy me tolerante dhe me te kuptueshëm me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do mund te gjejnë një person shume te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse do keni probleme serioze me vone.
Binjaket

Ne krahët e partnerit do ndiheni si mbi re sot. Ai do iu dashuroje pa fund dhe do përjetoni emocione te mëdha. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret duhet te mendohen mire para se te mendojnë te pranojnë ftesat për takime sepse edhe mund te lëndohen. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do shpenzoni me shume maturi dhe kujdes.
Gaforrja

Keni kohe qe jeni ne një lidhje? Sot do e kuptoni se nuk e keni shfrytëzuar si duhet jetën. Flisni me partnerin dhe mundohuni te bëni diçka interesante. Beqaret do kenë disa takime, por do kenë frike te krijojnë një lidhje. Urani do iu mbështesë ne planin financiar dhe do iu beje me te kthjellet. Do e dini mire sa te shpenzoni qe gjendja te jete si me pare.
Luani

Do përballeni me probleme goxha serioze sot ne jetën tuaj ne çift. Do e ngrini me shume sesa duhet zërin dhe madje mund te prekni edhe tema delikate. Dita do jete e vështirë, prandaj vetëm familjaret mund t’iu ndihmojnë t’ia dilni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Edhe për financat do jete dite e paqëndrueshme. Beni kujdes!
Virgjeresha

Do mbylleni ne vetvete gjate kësaj dite dhe do vendosni barriera me partnerin. Po vazhduat kështu jo vetëm qe do dëmtoni vetëm, por do e humbisni edhe partnerin. Beqaret nga ana tjetër, fale mbështetjes se Plutonit do kenë takime mjaft te rëndësishme. Planetët gjithashtu do iu ndihmojnë edhe ta menaxhoni me kujdes buxhetin. Nuk priten vështirësi ne këtë sektor.
Peshorja

Pozicioni qe do marre Hëna ne qiellin tuaj te dashurisë do ketë një ndikim mjaft pozitiv sot. Do jeni me tolerante dhe bashkëpunues me partnerin tuaj prandaj nuk pritet asnjë problem. Beqaret do kenë takime te shumta, por asnjë person nuk do ua mbushe mendjen aq shume sa për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar duhet te tregoheni akoma te matur me shpenzimet.
Akrepi

Emocionet dhe entuziazmi do shtohet sot ne jetën tuaj ne çift. Do flisni hapur për gjithçka dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret duhet te tregohen as me te sinqerte me personat qe do takojnë nëse duan te nisin diçka me këmbë te mbare. Edhe financat do fillojnë te kenë goxha përmirësime. Do ndiheni edhe me te qete.
Shigjetari

Asgjë e veçante nuk pritet te ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift. Rutina do jete mbizotëruese dhe here pas here mund te mërziteni. Beqaret do kenë takime te shumta mjaft interesante dhe me perspektiva. Shfrytëzojini sa te mundni dhe merrni kohen e duhur për t’i njohur me mire te gjithë personat. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve. Bravo!
Bricjapi

Marrëdhënia ne çift do ndërlikohet se tepërmi gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe për asnjë çast nuk do pranoni idetë e tij. Beqareve do iu shfaqet shpirti binjak ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar mos u shpërqendroni, por merrni sa me pare masa për ta stabilizuar situatën. Fillimisht ulni shpenzimet.
Ujori

Beni kujdes mos i hidhni sytë diku tjetër sot dhe te flirtoni me te sepse nëse partneri merr vesh diçka atëherë mund t’i vije fundi lidhjes qe keni krijuar. Për beqaret mund te ketë edhe dashuri me shikim te pare, por ata nuk duhet absolutisht te tregohen impulsive. Për financat mos iu besoni këshillave te miqve sepse mund t’iu shtyjnë drejt gabimeve.
Peshqit

Dielli do kujdeset ne çdo moment për jetën tuaj sentimentale. Ai do iu nxite te tregoheni me te hapur me partnerin dhe te flisni sa me lirshëm për gjithçka. Shume shpejt do merrni edhe vendime te rëndësishme. Edhe beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare. Financat do jene te mira. Shlyejini me këtë rast te gjitha borxhet qe keni marre prej kohesh.

Interpretimi i
Endrrave












Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: athina
Lexuar: ikub #:
 1  12.419 1402120031





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
manda
Para 6 muajsh  
  
a mundeni me me tregu datat se kur esht demi dhe shenjat e tjera te horoskopt se me duhem please
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan